nuk ndiej me detyrim te mendoj vetem per paqen trump jep shpjegime per grenlanden 696dfd09c4103

“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep shpjegime për Grenlandën

January 19, 2026
min lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ndien më detyrim të mendojë “thjesht për paqen”, në një letër dërguar kryeministrit të Norvegjisë, ku përpiqet të justifikojë kërcënimet e tij kundër Grenlandës.

Letra iu drejtua kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store dhe iu dërgua një numri ambasadash evropiane në Uashington.

Në të, Trump akuzoi Norvegjinë se kishte vendosur të mos i jepte Çmimin Nobel për Paqen, të cilin ai tha se e meritonte “për ndalimin e 8 luftërave”.

Si rezultat, ai tha: “Nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Bëhet e ditur se parlamenti norvegjez emëron pesë anëtarët e Komitetit të Nobelit, por qeveria nuk e zgjedh drejtpërdrejt fituesin, shkkruan the Journal.

Javën e kaluar, fituesja e çmimit, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, i dhuroi Trumpit medaljen gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë, por Komiteti i Nobelit këmbënguli se posedimi i medaljes nuk do të thotë të jesh laureat.

“Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë me medaljen, diplomën apo shumën e çmimit, është dhe mbetet laureati origjinal ai që është regjistruar në histori si marrësi i çmimit”, tha komiteti në një deklaratë.

“Edhe nëse medalja ose diploma më vonë bie në zotërim të dikujt tjetër, kjo nuk e ndryshon se kush është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen”, shtoi ajo.

Në letrën e tij drejtuar Store, Trump përsëriti pohimin se Danimarka, territor i së cilës është Grenlanda, nuk është në gjendje të mbrojë ishullin Arktik.

“Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina, dhe pse ata kanë një të drejtë pronësie gjithsesi. Nuk ka dokumente të shkruara, vetëm se një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë, por edhe ne kishim anije që zbarkuan atje”, tha Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu deklaroi se kishte bërë “më shumë për NATO-n se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani, NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara”.

“Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Grenlandës. Faleminderit! President DJT”, vazhdoi ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te marten pritet te mbahet seanca fillestare ndaj serbit te akuzuar per dhunim seksual gjate luftes 696dfcbe6269e
Lajmi i mëparshëm

​Të martën pritet të mbahet seanca fillestare ndaj serbit të akuzuar për dhunim seksual gjatë luftës

trump pershkallezon presionin per groenlanden nuk ndiej me detyrim te mendoj vetem per paqen 696dfe85c3d92
Lajmi i radhës

Trump përshkallëzon presionin për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Të fundit nga

ShkoLartë