nuk na merr malli per putinin rama ne komunizem i cilesuam sovjetiket si tradhtare ishim te vetmit qe nuk e braktisem stalinin 68f7c4d46a6ed

“Nuk na merr malli për Putinin”/ Rama: Në komunizëm, i cilësuam sovjetikët si tradhtarë. Ishim të vetmit që nuk e braktisëm Stalinin

October 21, 2025
1 minut lexim

Në takimin e tij në Londër, Edi Rama u ndal edhe te Presidenti rus, Vladimir Putin.

I pyetur nëse është takuar ndonjëherë me liderin rus, Kryeministri Rama e mohoi, duke folur për periudhën kur Shqipëria Komuniste u shkëput nga Bashkimi Sovjetik pas vdekjes së Stalinit.

“Për disa vjet, gjatë administratës së mëparshme amerikane, Europa jashtë-kontraktoi politikën e saj të jashtme dhe e vuri veten në autopilot duke ndjekur SHBA-në, në dritën e konfliktit dhe në qasjen që ishte maksimaliste. Tani, situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që konsiderohej se ishte një fjalë e papranueshme, armëpushimi dhe kur e përmendi Orban e u kalua pa vëmendje, befas e përmendi Donald Trump dhe e gjithë Europa e përqafoi.

Mendoj se Europa akoma nuk ka një plan paqeje të vetin, është legjitime të mbështetës Ukrainën dhe të dënosh marrjen me forcë të një cope tokë nga një vend tjetër. Teksa mendojmë që të mbështesim Ukrainën me armë, tingëllon e çuditshme që nuk kemi ende një plan.

Na duhet një plan si duket kjo paqe. Mungesa e saj na duket e varur se çfarë duhet të bëjë Uashingtoni dhe ndryshon shumë nga më parë. E shoh si një shembull mbresëlënës të mungesës së një qëndrimi autonom të Europës në raport me çështjet e rëndësisë së madhe.

Takim me Putinin? Jo, faleminderit. Ne jemi një rast i veçantë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë. Kjo ka të bëjë me historinë tonë, sepse ne, si i vetmi vend komunist, i cilësonim ata tradhtarë dhe të degraduar që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Luftuam si fari i vetëm i komunizmit në Europë. Kur komunistët e braktisën Stalinin, ne e ndoqëm Stalinin, Stalini ishte në bulevardin tonë kryesorë deri në vitin 1990. Kjo krijoi një mungesë totale qëndrimi. Ne e dashurojmë Dostojevskin dhe gjithçka që na ka dhënë kultura ruse. Por nuk kemi të bëjmë me Putinin dhe Rusinë, edhe as nuk na merr malli”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zedhenesja venera azizi per mbeturinat institucionet te veprojne sipas konkluzave te qeverise 68f7c3720170e
Lajmi i mëparshëm

Zëdhënësja Venera Azizi për mbeturinat : Institucionet të veprojnë sipas konkluzave të Qeverisë

fc feronikeli 74 mbetet pa trajner 68f7c533bb5b0
Lajmi i radhës

FC Feronikeli 74 mbetet pa trajner

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë