nuk mendoj se duhet ta mbajme ne barren jd vance per ceshtjen rusi ukraine presidenti pret qe evropa te luaje rolin kryesor ketu 68a6cff2c7df2

“Nuk mendoj se duhet ta mbajmë ne barrën”, JD Vance për çështjen Rusi-Ukrainë: Presidenti pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu

August 21, 2025
1 minut lexim

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se vendet evropiane do të duhet të paguajnë “pjesën e luanit” të kostove për garancitë e sigurisë së Ukrainës.

Garancitë e sigurisë i referohen angazhimeve të aleatëve ukrainas, për ta mbrojtur atë në rast se Rusia nis një pushtim tjetër pasi të arrihet paqja.

Është një nga prioritetet kryesore të Ukrainës në çdo marrëveshje dhe mbështetja e SHBA-së do të siguronte frenimin më të madh, por Donald Trump dëshiron t’ia kalojë përgjegjësinë Evropës.
“Nuk mendoj se duhet ta mbajmë barrën këtu”, tha Vance për Fox News.

“Presidenti sigurisht pret që Evropa të luajë rolin kryesor këtu. Pavarësisht se çfarë forme merr kjo, evropianët do të duhet të marrin pjesën e luanit të barrës ( pjesën më të madhe)”, shtoi ai.

“Është kontinenti i tyre, është siguria e tyre dhe presidenti ka qenë shumë i qartë – ata do të duhet të ndërhyjnë këtu”, tha ndër tjera JD Vance.

Trump ka thënë se nuk do të vendosë trupa amerikane në tokë, por mund të ofrojë mbështetje ajrore.

Vendet evropiane kanë formuar një “koalicion të të gatshmëve”, që do të angazhojë forca për të garantuar sigurinë e Ukrainës.

Bloomberg raportoi se 10 vende ishin të gatshme të angazhonin trupa, duke cituar burime diplomatike evropiane.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksionet amerikane mbyllen kryesisht me humbje ndersa teknologjia vazhdon te bjere 68a6ce33e3069
Lajmi i mëparshëm

Aksionet amerikane mbyllen kryesisht me humbje, ndërsa teknologjia vazhdon të bjerë

plagosja e 28 vjecarit ne hamallaj arrestohen dy persona ne kerkim dy te tjere 68a6d30953249
Lajmi i radhës

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë