nuk kisha pritshmeri per trafikim masiv votash braho rinumerimi per te bere transparence i vetmi ndryshim erdhi brenda pd 6862e78c876c0

”Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash”, Braho: Rinumërimi për të bërë transparencë, i vetmi ndryshim erdhi brenda PD

June 30, 2025
1 minut lexim

Anëtari i KAS-it, Ledio Braho i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se procesi i rinumërimit kishte për qëllim për të bërë transparencë.

Braho: Qëllimi për të bërë transparencë, meqenëse pati shumë problematika, pati shumë kandidatë që ngritën pretendime në lidhje me votat dhe për të bërë transparencë dhe për të pastruar procesin e numërimit në KZAZ, ne vendosëm që të hapnim kutitë për qarkun e Tiranës.

Me thënë të drejtën unë nuk kisha pritshmëri që do kishte trafikim prej mijëra votash siç u pretendua dhe procesi atë tregoi.

Që përveç disa dhjetra votave që në raport me numrin e votave që ka qarku i Tiranës janë më pak se 1% e votave pamë atë që kishte thjesht ose vlerësime të ndryshme që mund ti bëhen një flete votimi për shkak të subjektivitetit ose kishte gabime njerëzore.

I vetmi ndryshim që erdhi, erdhi brenda PD midis dy kandidatëve që asnjëhëri prej tyre për momentin nuk është me mandate në Kuvend.

Një zhvendosje mes Dogjanit dhe Murrizit, kjo ishte e vetmja zhvendosje.

Procesi i rinumërimit hoqi gjithë atë baltë që ishte hedhur mbi numëruesit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti pret albin kurtin ne kufi mire se erdhe mik vella dhe udheheqes i nje shteti qe na qendron prane 6862de2c62bfc
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti pret Albin Kurtin në kufi: “Mirë se erdhe, mik, vëlla dhe udhëheqës i një shteti që na qëndron pranë”

a po deshton transferimi i williams tek barcelona pse negociatat kane ngecur papritur 6862e803e2b91
Lajmi i radhës

A po dështon transferimi i Williams tek Barcelona? Pse negociatat kanë ngecur papritur

Të fundit nga

ShkoLartë