nuk kane nevoje ta degjojne nga une jul deda flet per bes kallakun 69406cf1c6c73

“Nuk kanë nevojë ta dëgjojnë nga unë…”/ Jul Deda flet për Bes Kallakun

December 15, 2025
1 minut lexim

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjete sociale, duke ndarë një mesazh të ndjerë për kolegun e tij, aktorin Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë për jetën, familjen dhe vlerat që e udhëheqin sot.

Në një postim të shkurtër te ndare ne story në Instagram, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi, sipas tij, ata që e kanë njohur nga afër nuk kanë nevojë për shpjegime.

“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.

Mesazhi mbyllet me një fjali të thjeshtë, por shumë domethënëse:

“Bes, përqafime loku.”

Ky reagim vjen në një moment kur aktori Bes Kallaku po komentohet gjerësisht për anën e tij më të ndjeshme dhe reflektuese, duke treguar se pas humorit që e ka shoqëruar për vite me radhë, fshihet një njeri me vlera të forta njerëzore dhe familjare. Kujtojmë se Besi është ndarë nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kek me prodhim te bollshem thone se po punojne me te gjitha kapacitetet 69406bf107ac0
Lajmi i mëparshëm

KEK me prodhim të bollshëm, thonë se po punojnë me të gjitha kapacitetet

bekim sali vlen mbeshtet kandidatin e pavarur per vrapcishtin zulhajrat demiri 6940767e51dbd
Lajmi i radhës

Bekim Sali: VLEN mbështet kandidatin e pavarur për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri

Të fundit nga

ShkoLartë