nuk kam vdekur legjenda e muzikes amerikane shuan thashethemet pas deklaratave te motres se saj a ju dukem e semure 68e76fb9886af

“Nuk kam vdekur”, legjenda e muzikës amerikane shuan thashethemet pas deklaratave të motrës së saj: A ju dukem e sëmurë?

October 9, 2025
1 minut lexim

“Nuk kam vdekur ende”, ky është mesazhi që ylli i muzikës amerikane, Dolly Parton dërgoi për të vërtetuar se është gjallë pasi motra e saj u kërkoi fansave të luten për shëndetin e saj.

Dolly Parton, 79 vjeç, kohët e fundit anuloi gjashtë koncerte që ishte planifikuar të mbante në dhjetor në Las Vegas dhe i riprogramoi ato për në shtator 2026.

Menjëherë pas kësaj filluan të qarkullonin thashetheme për shëndetin e saj dhe Porton i mohoi ato duke postuar një video ku shfaqet, duke buzëqeshur, duke filmuar reklama.

“A ju dukem e sëmurë? Po punoj shumë këtu”, thotë ajo në video, e cila ka mbishkrimin: “Nuk kam vdekur ende!”

“Ka shumë thashetheme që qarkullojnë dhe mendova se nëse do t’i dëgjonit nga unë vetë, do ta dinit se jam mirë. Nuk besoj se Zoti ka mbaruar me mua dhe se nuk kam ndaluar së punuari”, tha ajo.

Motra e saj, Frida Parton, u bëri thirrje fansave të saj të luten për Dollyn. “Unë besoj vërtet në fuqinë e lutjes dhe u kërkoj të gjithë atyre që e duan në të gjithë botën të bëhen luftëtarë lutjesh dhe të luten me mua”, tha ajo në Facebook, duke pretenduar se ishte “lutur gjithë natën për motrën e saj”.

Edhe pse pranoi se ka disa probleme shëndetësore, Dolly Parton preferoi të minimizonte përshtypjet që shkaktoi ky mesazh, pasi disa e interpretuan atë si një paralajmërim të vdekjes së saj të afërt.

“I vlerësoj lutjet tuaja, sepse edhe unë jam një person besimtar, por dua që ju të dini se jam mirë”, këmbënguli ajo. Ajo shpjegoi se e kishte lënë pas dore pak shëndetin e saj pas vdekjes së burrit, por tani do t’i duhet të përballet me problemet e saj.

“Nuk është asgjë serioze, por më është dashur të anuloj disa gjëra në mënyrë që të mund të qëndroja më afër shtëpisë sime”, tha ajo.

Përveç koncerteve në Las Vegas, Dolly Parton anuloi edhe pjesëmarrjen e saj në ceremoninë nderi të Oscar më 17 nëntor, ku ishte planifikuar të këndonte.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tri dite para zgjedhjeve kjo eshte agjenda e partive sot 68e76e9117f90
Lajmi i mëparshëm

Tri ditë para zgjedhjeve, kjo është agjenda e partive sot

per 9 muaj policia e maqedonise ka kapur 18458 persona duke vozitur pa patente shoferi 68e7793845a8b
Lajmi i radhës

Për 9 muaj, Policia e Maqedonisë ka kapur 18,458 persona duke vozitur pa patentë shoferi

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë