nuk ka zgjedhje per tiranen reagon florjan binaj une do te kandidoj per kryebashkiak kurdo qe te mbahen 6908e963e190d

Nuk ka zgjedhje për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

November 3, 2025
1 minut lexim

Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që i jep të drejtë Erion Veliajt, e kështu ky i fundit rikthehet në krye të bashkisë së Tiranës.

“Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë”, shkruan Binaj, i cili ishte kandidat i pavarur i mbështetur nga gjithë spektri opozitar.

“Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë”, shton ai më tej.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sindikatd0b0 e punetoreve te rtk se proteston me 6 nentor 6908e8c1af200
Lajmi i mëparshëm

Sindikatа e punëtorëve të RTK-së proteston me 6 nëntor

qeveria njoftoi mbylljen e 204 zyrave postare ne greqi qytetaret reagojne ashper ndaj vendimit 6908e9d395200
Lajmi i radhës

Qeveria njoftoi mbylljen e 204 zyrave postare në Greqi, qytetarët reagojnë ashpër ndaj vendimit

Të fundit nga

ShkoLartë