nuk jam shitesi i shqiperise rama nuk kam ndermend te zgjedh pasardhes pushteti 6a9d1b71513c3

“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, Rama: Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës, pushteti…

September 6, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, por këtë herë i është përgjigjur pyetjeve, duke u bërë ai i intervistuari.

Rama ka folur për Ishullin e Sazanit, SPAK, por edhe rrugëtimin e tij në politikë. Një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim.

Nëse do të ketë një pasardhës politik, Rama është përgjigjur se nuk ka ndërmend ta zgjedhë.

“Ka qenë një krim i mandatuar, dhe një nga ekzekutorët është një njeri plotësisht i njohur për mua.

Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishulli do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.

… kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë, kjo nuk bëhet.

Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh.

Prokuroi së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidenti. Unë këtë nuk mund ta bëj.

Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”, ka deklaruar Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ushtroi dhune psikologjike ndaj familjes duke u kerkuar para arrestohet gjakovari 6a9d1af627613
Lajmi i mëparshëm

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj familjes duke u kërkuar para, arrestohet gjakovari

vizita ne kopshtin zoologjik i kushtoi jeten 3 vjecares ne australi 6a9d1bd0d325f
Lajmi i radhës

Vizita në kopshtin zoologjik i kushtoi jetën 3-vjeçares në Australi

Të fundit nga

ShkoLartë