nuk iu pagua trusti gjykata e merr ne duar lenden e minatoreve 68fa3003c7847

Nuk iu pagua Trusti, gjykata e merr në duar lëndën e minatorëve

October 23, 2025
min lexim

Sindikata e Pavarur e  Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se lëndët e iniciuara në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, lidhur me mospagesën e trustit pensional nga ndërmarrja “Trepça”, tashmë kanë filluar të shqyrtohen.

Sindikata, përmes një njoftimi ka deklaruar se ka pasur shpresa se këto çështje do të zgjidheshin në favorin e saj, meqë e drejta, sipas saj është në anën e punëtorëve që tash e gjashtë vite janë dëmtuar nga mospagesa e trustit.

Megjithëse, sipas informatave zyrtare të SPMT-së, gjykata është duke i refuzuar kërkesat e tyre, “me arsyetimin se ne nuk kemi të drejt me kërku mbrojtje gjyqesore për realizimin e kërkesave tona për pagesen e kontributit pensional nga punëdhënësi!”.

Sipas njoftimit, shumat që ndërmarrja i ka borxh minatorëve tashmë kanë kaluar në miliona euro.

“Përveç mungesës së kontributeve, jemi dëmtuar edhe nga humbja e fitimeve vjetore që Trusti do t’i kishte realizuar përmes investimeve ndërkombëtare. Është për të ardhur keq që statusi i minatorit në Kosovë mbetet i rëndë. Pas dekadash pune të vështira dhe profesioneve me rrezik të lartë, shumë prej jush përballeni me pensione minimale, ndërsa edhe mjetet që u takojnë nga trusti ju mungojnë, duke e vështirësuar edhe më shumë jetesën”.

“Ne vazhdojmë të kemi besim në drejtësi, por në këtë rast, mendojmë se gjykata nuk i ka vlerësuar mjaftueshëm dëmet e shkaktuara minatorëve. Vendimet e deritanishme kanë përcaktuar se është detyrë e ATK-së të detyrojë ndërmarrjet për këto pagesa, por tash e gjashtë vite ATK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz ndaj Trepçës sh.a., e cila vazhdon të mos i përmbushë obligimet e saj”.

“Për njoftimin tuaj të nderuar minator, ndërmarrja për të cilën ne derdhim djers e mund, jo vetem që është duke i kundershtuar kërkesat tona në gjykatë për pagesen e kontributeve pensionale, por edhe është duke kërkuar nga gjykata që e njejta të na obligoj neve si palë në procedurë që ti paguajm të gjitha shpenzimet gjyqesore!!!”, thuhet tutje në njoftim.

Sindikata i kë bërë thirrje menaxhmentit të “Trepçës” që menjëherë nga ky muaj të fillojë pagesën mujore të trustit pensional dhe urgjentisht të hapë dialog me Sindikatën dhe përfaqësuesit e minatorëve për një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ndërsa nga gjykata kërkojmë mbrojtje ligjore dhe njëherit të na e lejoj të drejten tonë për qasje në gjykatë, si e drejt bazike për shqyrtimin e kërkesave tona në rrugë gjyqësore! Në të kundërtën, Sindikata e Minatorëve do të ndërmarrë hapat e nevojshëm sindikal për mbrojtjen e të drejtave tuaja”,ka deklaruar sindikata.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

xabi alonso guler eshte nje kombinim ne mes ozilit dhe gutit 68fa2ff5dd187
Lajmi i mëparshëm

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

e rende ne korce 16 vjecari dhunon dhe kryen marredhenie me te mituren te perfshire edhe persona te tjere 68fa30a608590
Lajmi i radhës

E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari dhunon dhe kryen marrëdhënie me të miturën, të përfshirë edhe persona të tjerë

Të fundit nga

Melos Bajrami pa zhurmë te Vllaznia 

Në një skuadër me emra të spikatur dhe me peshë si Vllaznia, shpeshherë janë disa lojtarë “në hije” ata që mbajnë ekuilibrat e ekipit.  Një prej tyre është Melos Bajrami, mbrojtësi që
ShkoLartë