Gjatë rrëfimit të tij në Big Brother VIP Albania, Mali ndau disa detaje personale nga jeta e tij dhe nga marrëdhënia mes prindërve.
Mali theksoi se deri në moshën 21-vjeçare jo gjithçka kishte qenë perfekte në familjen e tij dhe se babai i tij nuk kishte qenë një njeri i mirë.
“Pati ardhur një moment që gjithçka që kishim punuar nuk ishte më, për arsye të babit. Kishte shitur gjithçka. Ka qenë një moment që ka menduar vetëm për veten, për ne fare. Nuk e ka vlerësuar nënën si duhet”, u shpreh ai.
Më tej ai shtoi se nëna e tij ishte ajo që përpiqej që gjërat të ishin gjithmonë mirë dhe që kishte falur shumë derisa një moment vendosi se ishte e mjaftueshme.
Mali tregoi edhe për net të vështira në familje, duke kujtuar se shpeshherë zgjoheshin nga zhurma të forta gjatë natës. “Thjesht s’ka qenë njeri i mirë”, tha Mali për babain e tij.
Ai rrëfeu gjithashtu se gjatë momentit kur prindërit po firmosnin letrat e divorcit, babai i kishte thënë nënës së tij, Violeta: “S’kam me të lënë pa të shkatërru”.
Sipas Malit, kjo fjali i ka mbetur në mendje për gjithë jetën. Në fund të rrëfimit të tij, ai tregoi sa shumë e vlerëson nënën për njeriun dhe artisten që është.
Burimi: botasot.info

