nuk dija si tua thoja lajmin e keq familjareve miku i ngushte i shpat kasapit tregon momentet e fundit e percolla ne aeroport e mora ne telefon por 692798b762d07

“Nuk dija si t’ua thoja lajmin e keq familjarëve” / Miku i ngushtë i Shpat Kasapit tregon momentet e fundit: E përcolla në aeroport, e mora në telefon, por…

November 27, 2025
1 minut lexim

Një nga miqtë më të ngushtë të këngëtarit Shpat Kasapi ka ndarë sot momentet e fundit me të para se i ndjeri të largohej drejt Italisë.

Meti Myrtezani ka treguar se e ka përcjellë Shpatin për në aeroport dhe më pas ka folur me të edhe disa herë të tjera gjatë ditës së djeshme, deri në telefonatën e fundit që ai i kishte bërë rreth orës 22:00 por që këngëtari nuk kishte mundur t’i përgjigjej.

“Kur e kam marrë nga shtëpia për në aeroport kemi biseduar për punë familjare, shkonte në Itali për djalin, vetë nuk ka pasur probleme shëndetësore. Biseda e fundit ka qenë dje në orën 20:00.

Më tha, vëllai jem jam me grip, jam ftohur. Sa mbarova punë me djalin. Të premten më tha të shkoja në aeroport. E kam marrë nga ora 22:00 se ma ndjeu zemra por nuk ma hapi. Më mori kunati vet nga ora 1 dhe më tregoi. Tani jam rrugës për në Itali se nuk mund ta besoj akoma. Edhe kur ka firmosur për në Big Brother kemi qenë bashkë në Top Channel”, tha Meti.

Miku i tij i ngushtë ka treguar edhe momentin e vështirë kur i është dashur që lajmin ta ndajë edhe me familjarët e Shpatit, duke u shpreh se e kishte të pamundur dhe nuk e përballonte dot përgjegjësinë që kishte.

“Kam qenë në mëngjes për t’i treguar mamit të vet. Nuk dija si t’ia thoja, se përballoja dot. I kam tregu motrës së vetë por nuk ndenja dot më pastaj”, u shpreh miku i tij, Meti Myrtezani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elektroserver le pa rryme shqiptaret e cabres 69279796c0249
Lajmi i mëparshëm

“Elektroserver” lë pa rrymë shqiptarët e Çabrës

murtezani anetaresimi i plote ne be mbetet percaktimi yne me i fuqishem politik 6927a233cef62
Lajmi i radhës

Murtezani: Anëtarësimi i plotë në BE mbetet përcaktimi ynë më i fuqishëm politik

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë