nota mesatare 3 69 nga matura shteterore ne afatin e provimeve ne qershor 6891d58e0c742

Nota mesatare 3.69 nga matura shtetërore në afatin e provimeve në qershor

August 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 gusht – Nota mesatare e suksesit nga testimi në dy provimet eksterne të maturës shtetërore është 3.69.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniella Jovçevska – Mihajllovska në konferencë për media i publikuan rezultatet e afatit të provimeve të qershorit në të cilin ishin paraqitur 15 004 maturantë nga të gjitha llojet e arsimit (gjimnaz, profesional, artistik) dhe në të gjitha gjuhët e mësimit. Rreth 3 për qind nuk kishin ardhur në provime.

Janevska shprehu kënaqësi që suksesi është më i madh nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.26  dhe se nuk ka pasur shumë kopjime. Siç tha, 172 kanë bërë përpjekje të kopjojnë dhe ta “tejkalojnë” sistemin.

large

Ishin parashtruar 507 ankesa për të gjitha lëndët.

Provimi në gjuhën amtare dhe letërsi (maqedonase, shqipe, turke dhe serbe), e cila është obligative për të gjithë maturantët, ishte më 31 maj, ndërsa provimi i dytë, i cili është zgjedhor për nxënësit, ishte më 11 qershor.

Maturantët të cilët në qershor nuk e dhanë provimin shtetëror ose jo në tërësi, do të mund të japin provim në sesionin e gushtit – më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi, ndërsa më 14 gusht është provimi ekstern zgjedhor (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).

Matura shtetërore në sistemin tonë arsimor zhvillohet që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. E vetmja herë që nuk u organizua ishte në fund të vitit shkollor 2019/2020 për shkak të pandemisë Kovid. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pervjetori i operacionit ne kroaci oluja 30 vjet me pare 6891d28264622
Lajmi i mëparshëm

Përvjetori i operacionit në Kroaci ‘Oluja’, 30 vjet më parë

vengu prezanton 3 pikat per modernizimin e flotes ajrore shqiptare 6891d73216974
Lajmi i radhës

Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë