non grata eshte kot mediu berisha mund te aplikoje per vizen ne shba 68be173721bd8

‘Non-Grata është kot’/ Mediu: Berisha mund të aplikojë për vizën në SHBA

September 8, 2025
1 minut lexim

Kryetar i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë rëndësinë e statusit ‘non-grata’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një histori të pabazuar.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, Mediu theksoi se deklaratat e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me këtë çështje ishin politike dhe jo juridike, duke shtuar se Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediu: Chris LaCivita ka qenë menaxher fushate, ka pasur një kontratë për menxhim fushatë, e ka të ndaluar me ligj që të bëjë lobim. LaCivita ka theksuar se nuk shkon ndesh me interesat e administratës amerikane dhe që është në marrëdhënie të vazhdueshme me administratën amerikane për atë çfarë po bën në Shqipëri. Ai nuk do sakrifikonte marrëdhënien me administratën për të ndihmuar Berishën.

Non-grata është një histori kot. Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jam shume e lumtur kjo loredana tregon nese eshte dikush ne zemren e saj 68be049464a0c
Lajmi i mëparshëm

“Jam shumë e lumtur, kjo…”/ Loredana tregon nëse është dikush në zemrën e saj

polonia me lewandowskin te pameshirshem per finlanden 68be179562678
Lajmi i radhës

Polonia me Lewandowskin – të pamëshirshëm për Finlandën 

Të fundit nga

ShkoLartë