noka zhvlereson takimet e salianjit me demokratet ne baze eshte i veteperjashtuar nga pd 6977fab723466

Noka zhvlerëson takimet e Salianjit me demokratët në bazë: Është i vetëpërjashtuar nga PD

January 27, 2026
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka përsëritur qëndrimin lidhur me ish-deputetin Ervin Salianji, duke theksuar se ai nuk është më pjesë e strukturave të partisë, pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga ky i fundit në disa qytete të vendit.

Noka u shpreh se Salianji nuk ekziston më në qarqet drejtuese apo politike të Partisë Demokratike. “Zoti Salianji nuk ekziston në këto qarqe që flasim ne. Ai është ish-deputet, ish-aktivist i PD-së, në punë të vetë”, deklaroi ai.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Salianji është i vetëpërjashtuar nga partia dhe nuk ka asnjë lidhje me të. “Ai mund të jetë në partinë tuaj, por jo në PD. E kemi deklaruar: ai është i vetëpërjashtuar nga PD, pasi ka bashkëpunuar me krimin”, tha Noka.

Ai shtoi se Partia Demokratike nuk dëshiron të përfshihet në debate që i cilësoi si të parëndësishme. “Mos na ngatërroni me çështje të vogla”, përfundoi Noka, duke nënvizuar se fokusi i opozitës mbetet te çështjet madhore që, sipas tij, shqetësojnë qytetarët dhe vendin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

meghan trainor shkakton polemike me transformimin e trupit te saj 6977e812b4b54
Lajmi i mëparshëm

Meghan Trainor shkakton polemikë me transformimin e trupit të saj

ekspertet zbulojne 11 vendet e punes qe do te jene te sigurta nga pushtimi nga inteligjenca artificiale 6977fbf1164a0
Lajmi i radhës

Ekspertët zbulojnë 11 vendet e punës që do të jenë të sigurta nga ‘pushtimi’ nga inteligjenca artificiale

Të fundit nga

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të administratës së Uashingtonit. Sulmet vijnë në një moment të tensionuar në
ShkoLartë