noka per deklaraten e kociut veteshfajesimi i ministres se brendshme tregon se rendi dhe siguria sgarantohen me nga shteti 68e41a77baff4

Noka për deklaratën e Koçiut: Vetëshfajësimi i ministres së Brendshme tregon se rendi dhe siguria s’garantohen më nga shteti

October 6, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e cila tha se Policia e Shtetit nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Noka e cilësoi deklaratën e ministres si një vetëshfajësim të papranueshëm, që sipas tij tregon qartë se rendi dhe siguria publike nuk garantohen më nga shteti.

“Institucionet i pasojnë përgjegjësitë njëri-tjetrit, ndërsa kartelet qeverisin dhe bëjnë ligjin,” u shpreh Noka, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për dështim në garantimin e sigurisë edhe brenda institucioneve të drejtësisë.

Më tej, Noka ironizoi reagimet zyrtare pas ngjarjes tragjike, duke thënë: “Presim tani edhe justifikimin-refren se ngjarje të tilla ndodhin, bëhen edhe filma.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kroacia terheq nga tregu specat e maqedonise se veriut 68e419185d316
Lajmi i mëparshëm

Kroacia tërheq nga tregu specat e Maqedonisë së Veriut

ismajli i tiranes zbulimi i derbit me asistin ne prekjen e pare 68e41ad4b3d38
Lajmi i radhës

Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë

Të fundit nga

ShkoLartë