noka e akuzoi se mblodhi firma per shabanin grida duma i pergjigjet sekretarit te pergjithshem te pd nuk eshte loja ime jeni njerez me 20 vjet ne pushtet 69404865e6851

Noka e akuzoi se mblodhi firma për Shabanin, Grida Duma i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD: Nuk është loja ime, jeni njerëz me 20 vjet në pushtet

December 15, 2025
min lexim

Partia Demokratike nuk po gjen qetësi që prej të enjtes së kaluar kur falë firmave të saj dhe votave të socialistëve, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit.

Votimi në Parlament u pasua nga një mbledhje urgjente e kryesisë së PD-së të shtunën, kur prej saj, sekretar i Përgjithshëm, Flamur Noka doli me tezën që lobimin për Endri Shabanin e ka bërë Grida Duma.

“Në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Saliani. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin”, deklaroi Noka.

Drejtuesja dhe moderatorja e Top Story në Top Channel, Grida Duma i ka quajtur deklaratat e Nokës një thirrje për ta përfshirë atë në betejë.

“Kishte dal Mul Noka nga mbledhja e kryesisë dhe kishte deklaruar se Grida Duma kishte bërë lobim për avokatin e popullit. Që ka dëshirë ndokush të më thërrasë në ndonjë lloj beteje për të qenë afashinant edhe mund ta kuptoj. Por që ka shqiptar që e ka ndjekur politikën, mua po ashtu dhe demokrat që nuk e di mirë kur unë futem në lojë nuk është kjo lloj loje që bëj, kjo është pak po e sigurtë. Se çfarë kanë dashur me këtë pseudo strategji njëri dhe tjetri të prodhojnë e dinë ata por unë kuptoj një gjë që nuk dinë gjë hiç. Çfarë nuk dinë? Nuk dinë që një pushtet si avokati i popullit, faleminderit që ma japin, por ua kthej mbrapsht me gjithë lecka sepse e kanë bërë me arna me logjikën e vet. Avokati i popullit nuk ka asnjë vlerë pushteti real, është një gol politik për të fshehur disa gjëra të tjera”, deklaroi Duma.

Duma iu përgjigj edhe akuzave për “të mos bërë opozitën e opozitës”, duke thënë se drejtues në PD kanë mbi 20 vjet në pushtet dhe nuk e lëshojnë.

“Vijnë nëpër studio televizive dhe kur vinin te unë thonin të njëjtën gjë “mos bëni opozitën e opozitës”. Kush është opozitë nga ju? Ju keni mbi 20 vite në pushtet, nga i pari te i fundit. Po ku dini të lëshoni pushtet ju. Ju po të dinit të lëshonit pushtet nuk bënit ato pocaqi gjëra që keni bërë me një anëtarësi të shkretë, keni një muaj që ka dalë një skandal dhe ishte për turp të zi të PD-së dhe tani që do qartësoj se nuk kam asnjë arsye që për standardin tim të mirë, për miqësinë time njerëzore, vjen ndokush dhe më tregon mua që mund të dalin këta dhe të thonë çfarë të duan dhe të merren me njerëz që ka peshë fjala”, shprehet Duma.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i nenvleresuar the sun i kushton artikull
Lajmi i mëparshëm

“I nënvlerësuar”, “The Sun” i kushton artikull Xhakës

kosova nen masa franca e italia akuzohen per standard te dyfishte 694048bfb5d76
Lajmi i radhës

Kosova nën masa, Franca e Italia akuzohen për standard të dyfishtë

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të projektit – Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mban konferencë me temën “Avancimi e
ShkoLartë