noam bettan perfaqeson izraelin ne eurovision 2026 6970c3f404b58

Noam Bettan përfaqëson Izraelin në Eurovision 2026

January 21, 2026
1 minut lexim

Noam Bettan do të përfaqësojë Izraelin në edicionin e 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision, i cili do të mbahet në Vjenë këtë maj.

Ai fitoi konkursin “HaKokhav HaBa”.

I njëjti e filloi karrierën e tij muzikore gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak në IDF dhe tërhoqi vëmendjen e publikut vendas në vitin 2018 pasi fitoi vendin e tretë në konkursin “Aviv”.

Në vitin 2024, publikoi këngën “Pokeach Einayim”, teksti i së cilës u shkrua nga komandanti i IDF-së, Yaron Oree Shay, i cili u vra në një sulm të Hamasit më 7 tetor 2023.

Artisti deklaroi se ishte shumë krenar, falënderoi audiencën dhe tha se kishte pasur shumë ulje-ngritje në këtë udhëtim.

“Mesazhi im për Evropën është të përgatitet. Do të sjellim një këngë lavdërimi, do të sjellim gjithçka që kemi. Do të sjellim dritë dhe dashuri dhe do të bashkohemi”, theksoi ndër tjerash.

Siç dihet, Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja u tërhoqën nga Festivali i Këngës në Eurovision sepse Izraelit iu lejua të konkurronte.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj në Wiener Stadthalle.

Gjysmëfinalja e dytë është planifikuar për 14 maj. Finalja e këtij konkursi muzikor do të mbahet më 16 maj. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

na bej hallall oj halle reagim prekes i nipit pas vdekjes se gruas nga zjarri ne malisheve 6970c2d1bb13c
Lajmi i mëparshëm

“Na bëj hallall oj hallë”, reagim prekës i nipit pas vdekjes së gruas nga zjarri në Malishevë

ere dhe debore ne kolonje rrezohen deget e pemeve ne aksin erseke rehove veshtiresohet qarkullimi 6970d6964c612
Lajmi i radhës

Erë dhe dëborë në Kolonjë, rrëzohen degët e pemëve në aksin Ersekë-Rehovë, vështirësohet qarkullimi

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë