njomza zbulon gjinine e bebit qe po vjen ne jete 6a395b1c15ffe

Njomza zbulon gjininë e bebit që po vjen në jetë

June 22, 2026
1 minut lexim

Njomza Retkoceri, e cila përveçse është vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Violetë Kukaj, është edhe vetë këngëtare, ka ndarë një lajm mjaft të gëzueshëm me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi mjaft të ëmbël të realizuar në një ambient të hapur, ajo ka zbuluar zyrtarisht gjininë e foshnjës që po vjen në jetë.

Zbulimi i gjinisë u bë në një mënyrë mjaft emocionuese; teksa çifti ka shtyrë gotat brenda në tortë, ka zbuluar mbushjen me ngjyrë blu, duke konfirmuar se gjinia është djalë.

Me këtë zbulim të bukur, është vërtetuar se këngëtarja do të bëhet sërish nënë e një djali. Kjo pritje e ëmbël vjen për të plotësuar edhe më shumë familjen e tyre, pas djalit të tyre të parë të quajtur Mat.

Urimet e shumta nga miqtë, ndjekësit dhe familjarët kanë vërshuar menjëherë në llogarinë e saj në Instagram, duke i uruar shtatzëni të mbarë dhe shëndet për foshnjën që pritet të vijë së shpejti në jetë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vuciq perdor raportin e fsb se per te mohuar perdorimin e topit zanor ne proteste 6a395a5557753
Lajmi i mëparshëm

​Vuçiq përdor raportin e FSB-së për të mohuar përdorimin e “topit zanor” në protestë

kreu i tearces memishi tejkaluam pengesat per hapjen e cerdhes ne pershefce 6a395f0e09ef4
Lajmi i radhës

Kreu i Tearcës Memishi: Tejkaluam pengesat për hapjen e Çerdhes në Përshefcë

Të fundit nga

ShkoLartë