njohja nga siria reagon haradinaj 69025143ae8af

Njohja nga Siria, reagon Haradinaj

October 29, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar njohjen e Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si rezultat të bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë

Ai ka vlerësuar punën e Presidentes Vjosa Osmani në këtë arritje, që e çon numrin e njohjeve të Kosovës në 120 shtete.

Haradinaj theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah botës demokratike dhe aleatëve të saj.

Postimi i plotë:

Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj. Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne majen e kobilices 6902513578235
Lajmi i mëparshëm

Në majën e Kobilicës

konsumoi nje sasi tabletash transportohet me helikopter drejt tiranes 12 vjecarja nga delvina 690251e3f30e6
Lajmi i radhës

Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12-vjeçarja nga Delvina

Të fundit nga

ShkoLartë