njihuni me 4 shenjat me fatlume te horoskopit nje cikel i veshtire mbaron nje rruge e re fillon 68c7cbb1c0e68

Njihuni me 4 shenjat më fatlume të horoskopit! Një cikël i vështirë mbaron, një rrugë e re fillon

September 15, 2025
min lexim

Shtatori 2025 vjen me ndryshime që sipas astrologes së njohur Matilda Zhuang, sjellin fundin e një cikli të vështirë për katër shenja të zodiakut.

Me Saturnin që kthehet në shenjën e peshqve në mënyrë retrograde dhe dy eklipse gjatë muajit, një hënor dhe një diellor, energjia e këtij muaji shihet si një pikë kthese për shumëkënd.

Astrologia thotë se: “Shtatori është fundi i sezonit për gjithçka që ju ka stresuar. Këto ndryshime sjellin mbylljen e plagëve të vjetra dhe hapjen e një kapitulli të ri.”

Demi
Nëse ndiheshit të bllokuar në çështje zemre, fundi i shtatorit sjell energji të reja. Ka gjasa që një marrëdhënie e vjetër të rizgjohet ose një person nga e kaluara të shfaqë ndjenja të papritura. Për ata që janë në një lidhje, është koha e duhur për të rikthyer pasionin dhe harmoninë. Në planin financiar, keni mundësi të rishikoni marrëdhënien tuaj me paranë dhe të bëni zgjedhje më të mençura.

Luani
Për luanin, ky muaj është mbyllje e një kapitulli karmik, veçanërisht në sferën emocionale. Keni punuar për të lënë pas plagët e së kaluarës, por tani është koha të mos përsërisni të njëjtat gabime. Dashuria kërkon qartësi dhe përgjegjësi emocionale. Po ashtu, fati ju buzëqesh edhe në planin financiar, ku mund të ketë ndryshime pozitive apo të ardhura të papritura.

Akrepi
Akrepët hyjnë në një fazë pastrimi emocional. Pasioni dhe ndjenjat rikthehen, por është e domosdoshme të largoni nga jeta personat që ndikojnë negativisht tek ju. Kjo është një periudhë e ndjeshme, ku është thelbësore të fokusoheni tek vetja dhe zhvillimi personal. Largoni shpërqendrimet dhe bëjini të qarta synimet tuaja. Universi po pret sinjalin tuaj për të çuar jetën në një nivel të ri.

Ujori
Ujori përballet me një transformim të thellë në marrëdhënie, por thelbi i këtij ndryshimi nuk janë të tjerët, por vetë mënyra se si silleni dhe komunikoni. Astrologët ju ftojnë të bëni introspeksion: çfarë modeli po përsërisni? Çfarë duhet të shëroni brenda vetes? Në të njëjtën kohë, yjet premtojnë zhvillime të mëdha në karrierë, përfshirë mundësi për ngritje në detyrë apo pozicion drejtues.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rruga shiroke zogaj rama do te hape rruge te reja zhvillimi per shkodren 68c7c87326cf5
Lajmi i mëparshëm

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

lsdm duhet te kete pergjegjesi politike dhe penale per katastrofen ekologjike ne shkup 68c7cfe6669a0
Lajmi i radhës

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale për katastrofën ekologjike në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë