Njësia Speciale ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në fshatin Obrançë të Podujevës. E shkak për këtë u bë vendimi i komunës, që varrezat e qytetit t’i dërgojnë në këtë fshat.
Por banorët e fshatit po protestojnë, duke kundërshtuar vendimin e Komunës, që varrezat nga qyteti t’i zhvendosin në fshatin Obrançë.
Lulëzim Hasani njëri nga banorët e fshatit tha për “Indeksonline”, se nuk do të pranojnë që varrezat e qytetit të vendosen në fshatin e tyre.
“Nga e enjtja ne jemi te komuna, por nuk na merr parasysh. Ne po e kundërshtojmë këtë vendim, sepse varrezat janë midis mahalles dhe ka shtëpi përreth. Ne nuk po duam varreza, nuk ka as rrugë as asgjë. Rruga është shumë e ngushtë dhe se kjo na pengon. Çdo ditë ka varrime dhe këtu bllokohet rruga, as nuk mund t’i dërgojmë fëmijet në shkollë”, tha ai.
Ndërsa thotë se punimet tek varrezat po vazhdojnë dhe se Njësia Speciale po qëndron ende aty, për të mundësuar vazhdimin e punimeve.
“Sot ka ardhur Njësia Speciale në fshat. Ne do të protesojmë çdo ditë. Janë tu punu me polici. Punimet po vazhdojnë dhe se policia është duke i ruajtur”, tha ai.
Hasani thotë se kryetari i komunës u kishte premtuar tjetër gjë, por se nuk e mbajti fjalën.
“Varrezat e qytetit ku janë për momentin na ka thënë kryetari me ble tokë reth 2 hektar, me zëvendësu me këtë tokën që është në Obrançë. Ne kemi pranu me ble 2 hekter tokë rreth 700 mijë euro. Kemi pranu me ble me na kompenzu. Por kur ka ardh puna me ble tokën, e kemi pyet kryetarin a na garanton nëse vjen një qeveri tjetër, na tha se nuk iu garantoj dhe u dorëzu. Ne banorët kemi dashur ta blejmë token te hekurudha.”, tha ai.
Burimi: botasot.info


