njeri e theri me thike e tjetri i ndihmoi ta fsheh vepren prokuroria ne prizren ngre aktakuze ndaj dy personave 68627f7c8e5f4

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj dy personave

June 30, 2025
min lexim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe B.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par. 2 nën par.2.2 lidhur me par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., me datë 24.03.2024, rreth orës 02:40 min, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.B., në atë mënyrë që rastësisht takohen me të dëmtuarin në një furrë buke në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren, dhe aty si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme, të njëjtit shahen dhe fjalosen, e në momentin kur fillojnë të shtyhen fizikisht, ndërhynë për t’i ndarë dëshmitari V.L., (pronari i furrës) dhe i pandehuri i dytë B.H., me ç’rast arrijnë t’i ndajnë dhe t’i nxjerrin jashtë lokalit.

Më pas dy të pandehurit, largohen me automjetin e tyre, dhe nisen në drejtim të rrugës “Gazmend Zajmi”, ku nga pas u vihet i dëmtuari I.B., me veturën e tij, e në udhëkryqin e rrugës, i dëmtuari u del përpara me veturë, në atë moment i pandehuri E.K., dhe i dëmtuari I.B., dalin nga automjetet, i pandehuri i pajisur me një mjet të mbrehtë – thikë, i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit I.B.

Dy të pandehurit hipin në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime,E.K., ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri B.H., e ndihmon kryesin e veprës penale të pandehurin E.K., në shmangien e zbulimit dhe arrestimit të tij, duke e transportuar me automjet në drejtim të shtëpisë së tij, menjëherë pas kryerjes së veprës penale. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai per here te pare sollem ligjin per perfaqesim te drejte dhe adekuat 68627bb86f9d9
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Për herë të parë sollëm ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

fobia nga dielli ose tanofobia cilat jane simptomat e saj dhe si ta menaxhoni ate 686280a8eb249
Lajmi i radhës

Fobia nga dielli ose tanofobia: cilat janë simptomat e saj dhe si ta menaxhoni atë?

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë