njerez si ti nuk largohen ata kthehen ne drite blero me mesazh prekes gjate homazheve per shpat kasapin 692c8a52bdd8c

“Njerëz si ti nuk largohen, ata kthehen në dritë”, Blero me mesazh prekës gjatë homazheve për Shpat Kasapin

November 30, 2025
1 minut lexim

Këtë të diel u mbajtën u përcoll për në banesën e fundit, artisti Shpat Kasapi, i cili pak ditë më parë ndërroi jetë pas një arresti kardiak ndërsa ndodhej në Itali.

Pjesë e homazheve që u mbajtën ditën e sotme në nderim të këngëtarit të ndjerë ishte edhe miku i tij, këngëtari Blero Muharremi.

Për të, shpati ishte një njeri i rrallë me zemër të pastë, një shpirt të butë dhe një dritë që nuk do të pushojë kurrë së ndriçuari.

“Të nderuar familjar, miq artist. Sot jemi mbledhur këtu me dhimbe që s’ka fjalë me një boshllëk që as koha s’ka fuqi ta mbush. Ika e Shpatit na ka tronditur të gjithëve. Na iku një zemër e pastër, një shpirt i but dhe një dritë që nuk pushonte kurrë së ndriçuari. Shpati ishte prej atyre njerëzve të rrallë. Dhe prandaj sot dhemb kaq shumë, dhemb sepse humbëm dike që nuk e gjejmë më. Shpat miku ynë i dashur.

Njerëz si ti nuk largohen ata thjesht kthehen në dritë dhe dritën tënde ne do e mbajmë me vete në çdo këngë që do e dëgjojmë, në çdo moment kur do duam një zemër të pastër për ta kuptuar çfarë është dashuria. U preh në paqe Shpati i bardhë, një njeri që na la shumë më shumë se sa mori”, u shpreh Blero Muharremi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser betimi i kryetarit e keshilltareve komunal te podujeves 692c892fcac4c
Lajmi i mëparshëm

Nesër betimi i kryetarit e këshilltarëve komunal të Podujevës

ngjarja e dobracit gjkko liron nga arresti shtepiak gjulio vuksanin 692c9cf86a31e
Lajmi i radhës

Ngjarja e Dobraçit, GJKKO liron nga “arresti shtëpiak” Gjulio Vuksanin

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë