nje vit nga burgosja e ilir metes blushi u arrestua me urdher nga tribuna e asamblese se ps 68f7707516970

Një vit nga burgosja e Ilir Metës, Blushi: U arrestua me urdhër nga tribuna e Asamblesë së PS

October 21, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot për njëvjetorin e arrestimit të presidentit të partisë, Ilir Meta (21 tetor 2024), duke e cilësuar një akt të pastër politik dhe me prova të montuara.

Ai nënvizon nëpërmjet një video-postimi në rrjetin social, se arrestimi jo vetëm ishte rrëmbim, por se u bë me urdhër nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

Mezi presim gjykimin dhe përballjen pas 8 vitesh hetimesh, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme”, shprehet Blushi mes të tjerash në reagimin e tij.

Ai thekson se ka zero fakte penale dhe prova dhe se të gjitha veprimet e kryera janë të paligjshme. Ai e shoqëron postimin edhe me pamje nga takimet e Ilir Metës me anëtarët e partisë.

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

“Një vit nga rrëmbimi kriminal i Ilir Metës, liderit patriot dhe burrit të shtetit me vizion!

Sot, më shumë se kurrë, ai qëndron si simbol i gjallë dhe frymëzues i Lirisë, Demokracisë, Qëndresës dhe Rezistencës ndaj së keqes dhe Narkoshtetit.

Kauza e tij është kauza e çdo shqiptari të ndershëm që nuk pranon padrejtësinë dhe shtetin e kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 8 vitesh hetimesh, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:

ZERO fakte penale!

ZERO prova penale!

ZERO akte dhe vendime të paligjshme!

ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!

ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!

ZERO pasuri të paligjshme!

Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë!

LIRIA DO TË TRIUMFOJË! ME TY, ILIR META!”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

profesore te fakultetit ekonomik te ut se moren pjese ne konferencen nderkombetare shkencore ne la sapienza 68f76f152712d
Lajmi i mëparshëm

Profesorë të Fakultetit Ekonomik të UT-së morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në “La Sapienza”

hashani delegat ne ndeshjet e kupes evropiane 68f770d4658b9
Lajmi i radhës

Hashani, delegat në ndeshjet e Kupës Evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë