nje vajze e mitur eshte sulmuar nga bashkemoshatare ne karposh 68ebad127d72e

Një vajzë e mitur është sulmuar nga bashkëmoshatarë në Karposh

October 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 tetor – Policia në Shkup ka regjistruar edhe një rast tjetër të dhunës ndaj të miturve. Viktima është një vajzë e cila është sulmuar fizikisht nga dy bashkëmoshatarë në një kënd lojërash në Karposh, dhe i gjithë incidenti është filmuar dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. Denoncimi është bërë në polici nga babai i vajzës së sulmuar.

“D.M. 39 vjeçar nga fshati Bardovcë, i Shkupit, ka denoncuar se më 09.10.2025 rreth orës 13:00 në një kënd lojërash në zonën e Karposhit të Shkupit, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Ngjarja është filmuar me telefon dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ketë kallëzim përkatës”, thanë nga Ministria e Brendshme

Ky është një tjetër rast në një seri rastesh të dhunës midis të miturve në vend, të cilat janë filmuar dhe më pas shpërndarë. Rasti i fundit ishte sulmi ndaj vjeçares nga tre bashkëmoshatare në Çair. Fatmire Ajdari, nga “Megjashi” thotë se dhuna kibernetike kohëve të fundit është tejet e pranishme te të rinjtë, ndërsa shpërndarja e videove në internet përbën formën më të erret të dhunës.

”Dhuna fizike është ajo që e shohim apo veç më ka eskaluar kurse dhuna kibernetike, e çkyqjes sociale dhe lloje të tjera të dhunës janë në rritje dhe përderisa më parë kemi pasur kufizimin e hapësirës të veprimit, deri sa kanë kontaktin fizik, tani dhuna kibernetike është mjaftë e rrezikshme pasi 24 orë është e vazhdueshme dhe përhapet dhe nuk është që e dinë vetëm shkolla apo lagja, pra është e vështirë për viktimat në kësi raste të përballën me këtë nëse nuk kërkojnë ndihmë”, tha Fatmire Ajdarit – Punonjëse paqësorë në “Megjashi”.
Ndihma sipas Ajdarit, është e domosdoshme dhe duhet që viktimat të trajtohen për të tejkaluar pasojat psikologjike dhe izolimin e mundshëm social që vjen pas shpërndarjes së materialeve të dhunës në rrjetet sociale./Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grand prix tetova bilall kasami e prezanton transformimin e tetoves ne menyre unike video 68eba66f61bfd
Lajmi i mëparshëm

Grand Prix Tetova: Bilall Kasami e prezanton transformimin e Tetovës në mënyrë unike (Video)

iu gjeten 14 arme dhe municione ne banese ky eshte 38 vjecari i arrestuar ne fier 68ebaf237d17d
Lajmi i radhës

Iu gjetën 14 armë dhe municione në banesë, ky është 38-vjeçari i arrestuar në Fier

Të fundit nga

ShkoLartë