nje ushtar i vdekur nje tjeter i plagosur ne perpjekjet per shuarje zjarresh ne mal te zi 689b4544cae57

Një ushtar i vdekur, një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarje zjarresh në Mal të Zi

August 12, 2025
min lexim

Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin.

Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit.

Si pasojë e zjarreve është djegur edhe një shtëpi dhe disa prona. Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës.

“Situata është pak më stabile. Nuk mund ta parashikojmë situatën, por besojmë se duke u angazhuar me shërbimet tona dhe me ndihmën e partnerëve tanë, ne do t’i kemi zjarret nën kontroll”, ka thënë Miodrag Beshoviq, drejtor gjeneral i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Për shkak të tymit dhe ajrit të ndotur, Instituti për Shëndetin Publik u ka rekomanduar qytetarëve që të shmangin daljen në ambiente të jashtme.

Në Mal të Zi është aktiv alarmi i kuq, ndërsa era e madhe është duke vështirësuar fikjen e zjarreve, shkruan REL.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke pranuar edhe ndihmë prej jashtë në përpjekje për t’i shuar zjarret.

Një ushtar kanadez prej Kroacisë ka arritur në Mal të Zi, në kuadër të ndihmës që ofrohet nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile.

Qeveria e ka aktivizuar mekanizmin për bashkëpunim ndërkombëtar me NATO-n dhe shtetet e rajonit, me qëllim të pranimit të ndihmës prej jashtë.

Austria do t’i dërgojë 100 persona me të gjitha pajisjet për shuarje të zjarrit, kanë thënë autoritetet austriake.

Edhe Italia do ta dërgojë një aeroplan për t’i luftuar zjarret.

Më 11 gusht, në Mal të Zi ka arritur edhe një helikopter prej Serbisë, me shtatë persona.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq ka thënë se policia ka sinjale se disa prej zjarreve janë ndezur qëllimshëm.

“Është shumë e çuditshme dhe e dyshimtë se si zjarret janë ndezur në zona krejtësisht të ndryshme”, ka thënë Spajiq, duke përmendur rëndësinë e ashpërsimit të dënimeve për zjarrvënie të qëllimshme.

Në dy muajt e fundit, autoritetet i kanë ndjekur penalisht gjashtë persona për ndezje zjarresh në disa qytete malazeze.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale dhe që të raportojnë nëse shohin ndonjë tentim për ndezje zjarri.

Me zjarre pyjore janë duke u përballur me shtetet tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka thënë më 11 gusht se janë regjistruar 51 vatra zjarri dhe 19 prej tyre kanë qenë aktive deri në orët e vona të natës.

Situata më e rënduar është regjistruar në Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë.

Edhe këtë javë, rajoni i Ballkanit do të përballet me temperatura të larta, që i afrohen 40 gradë Celsiusit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arma i ka hije vetem ushtarit dhe policit bufi kerkon ore policore dhe demilitarizim te qytetareve 689b441bdd36a
Lajmi i mëparshëm

“Arma i ka hije vetëm ushtarit dhe policit”/ ‘Bufi’ kërkon orë policore dhe demilitarizim të qytetarëve

zjarret ne gramshmmdhjetera mjete ne dispozicion 4 helikoptere operojne nga ajri 689b49f42ed91
Lajmi i radhës

Zjarret në Gramsh,MM:Dhjetëra mjete në dispozicion, 4 helikopterë operojnë nga ajri

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë