nje tjeter moment i sikletshem per macronin gruaja e injoron me te zbritur ne angli 686d20c8a659a

Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

July 8, 2025
1 minut lexim

Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi është injoruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte, ndërsa ai ia ofroi dorën si ndihmë për të zbritur nga shkallët e një aeroplani, pasi arritjes në Britani për vizitën e tyre treditore shtetërore.

Macron është pritur nga Princi dhe Princesha e Uellsit pasi zbriti nga aeroplani para Zonjës së Parë, në RAF Northolt në Londrën Perëndimore.

Ndërsa gruaja e tij zbriste shkallët drejt familjes mbretërore në pritje, të cilët po përshëndetnin çiftin në emër të Mbretit Charles III, Presidenti Macron ia zgjati dorën.

 

Por zonja Macron duket se e injoroi atë, duke u mbajtur në anësoret ndërsa ecte poshtë e duke e lënë atë të lëshonte dorën në mënyrë të çuditshme.

Minuta më vonë, Macron u pa në një makinë duke pritur të largohej nga baza, dhe marrëdhëniet dukeshin të ftohta, me Brigitte e cila është parë me telefonin të cilin e nxori nga çanta.Ky injorim vjen disa javë pasi Brigitte është kapur duke e goditur burrin e saj përpara se të zbrisnin nga aeroplani në Vietnam.

Megjithatë, presidenti francez mohoi se ishte goditje, duke thënë se ishte “lojë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ldk te enjten i zyrtarizon kandidatet per kryetar te komunave 686d1fa034ada
Lajmi i mëparshëm

LDK të enjten i zyrtarizon kandidatët për kryetar të komunave

edhe une edhe ti te gjithe jemi kembesore aktivitet parandalues i spb tetove 686d23d4a3f5b
Lajmi i radhës

“Edhe unë edhe ti, të gjithë jemi këmbësorë”, aktivitet parandalues i SPB Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë