nje stuhi e vogel e shkundi shkupin projektet e kandidateve per kryetar komune te mos mbesin vetem ne leter 6891e39e7366d

Një stuhi e vogël e shkundi Shkupin – Projektet e kandidatëve për kryetar komune të mos mbesin vetëm në letër!

August 5, 2025
min lexim

Shkup, 5 gusht – Stuhia e djeshme në të gjithë Shkupin shkaktoi përmbytje në disa vende. Nëpër rrugët e kryeqytetit u krijuan “lumenj” ndërsa shumë kanale u mbushën me ujë dhe u derdhën nëpër rrugë. Kjo situatë gjithmonë po përsëritet dhe përkundër gjithë këtyre premtimeve asnjëherë nuk arritëm të mbarojmë një punë siç duhet, shkruan “Zhurnal.mk”.

Mot me shi edhe gjatë ditës së sotme!

Ngjashëm sikur dje pasdite kur kishte reshje të dendura shiu dhe breshëri, sot pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet, me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në vende të caktuara, ky proces do të jetë më i theksuar, duke u shndërruar në stuhi të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, bubullima të forta, erëra të forta dhe breshër të herëpashershëm. Temperatura minimale do të luhatet nga 12 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimale do të arrijë 24 deri në 29 gradë Celsius. Edhe në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me shira, bubullima, erëra të forta dhe mundësi për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të bjerë në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 27 gradë Celsius.

Pamje trishtuese nëpër kryeqytet

Reshjet e shiut dhe breshërit gjatë ditës së djeshme kanë shkatuar dalje të kanalizimit nëpër rrugë, ndërsa rrugët ishin shkaktuar në lumenj dhe liqene! Banorë të Shkupit kanë ndarë video në rrjetet sociale ku duken pamje të trishtueshme, me drunj të thyer, rrugë të papastruara dhe puseta të mbushura me ujë dhe mbeturina.
Fatkeqësisht kjo situatë po ndodh vazhdimisht, sepse një stuhi pak më e fortë nëse ndodh të gjitha kanalet dhe ujërat e zeza derdhen në rrugë kryesore. Deri më tani, asnjë kryetyar komune nuk e ka zgjidhur këtë problematikë. Rrugë të përmbytura, asnjë rrugëdalje nga shtëpitë në anën tjetër, asnjë rrjedhë normale e trafikut. Duhet të presim që uji të thahet dhe të tërhiqet. Deri kur? Ka qenë kështu për vite me radhë, ndau ajo.

Projektet të mos mbesin vetëm në letër

Kandidatët për kryetar komune duhet të dalin të veshur me “çizme” e të lagur nëpër rrugët e Shkupit e të ndjejnë nga afër me problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët. Dikush nuk mund të hyjë në shtëpi na rrugët me shi, e të tjerë kanë vështirësi në qarkullim. Në të kaluarën shumë pak është investuar në projekte për zhvillimin e komunave, ndërsa qyteti i Shkupit u bë arenë e inateve dhe përplasjeve politike. Pikërisht për këtë arsye, fokusi i ardhshëm duhet të jetë në zbatimin e punëve konkrete në terren dhe jo vetëm fjalë boshe.

Qeveria aktuale mori vendim që të ndajë afër 250 milionë euro për investime nëpër komuna. Ajtaulisht VLEN ka rikonfirmuar se në kuadër të ngazhimit të pakompromis për përmirësimin e jetës së përditshme në çdo cep të vendit, janë duke u realizuar 43 projekte madhore infrastrukturore në 33 komuna, me një vlerë totale mbi 227 milionë denarë. Projektet përfshijnë ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësve, kanalizimeve dhe menaxhimin e ujërave, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ky plan ambicioz investimesh bazohet në tre shtylla kryesore: ujë i pastër, kanalizim modern dhe mjedis i mbrojtur – elemente që do të përmirësojnë cilësinë e jetës për qindra mijëra qytetarë nga Kërçova, Sveti Nikolla, Ohri, Struga, Tetova, Haraçina, Studeniçani, Çairi, Radovishi, Gradsko e shumë komuna të tjera.

Duket se projekte ka mjaftueshëm, por rreziku si gjithmonë është që ato të mbesin vetëm në letër. Andaj, kandidatët për kryetar komunash, të ballafaqohen me realitetin dhe jo vetëm të premtojnë projekte thuase jetojmë në “hënë” e në fakt nuk mund të dalim nga oborri për shkak tët baltës e kanalizimeve!, shkruan “Zhurnal.mk”.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti inspekton punimet per ndertimin e parkingut ne fushe topane hap konkret drejt zgjidhjes se mungeses se hapesirave per parkim 6891de7976c5b
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti inspekton punimet për ndërtimin e parkingut në Fushë Topanë: Hap konkret drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave për parkim

arrestohet 21 vjecari ne tirane zhvaste parate e qytetareve 6891ecffa64f1
Lajmi i radhës

Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, zhvaste paratë e qytetarëve

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë