Nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në Godanc të Shtimes do të bëhen me sallë sportive, gurthemeli i së cilës u vu sot në praninë e përfaqësuesve komunalë dhe ata qendrorë.
Arbërie Nagavci, Ministre në detyrë e Arsimit, tha se salla e edukatës fizike ofron më shumë mundësi për nxënësit fëmijët e Godancit duke ndikuar jo vetëm në realizimin plan programit mësimor por edhe më mirëqenien dhe në shëndetin e tyre.
Qemajl Aliu, Kryetar i Shtimes, tha se brenda 12 muajve do të ndërtohet salla sportive në shërbim të nxënësve dhe arsimtarëve, “një sallë moderne diku rreth 600 metra katror”, tha ai.
Në shkollë realizimin e këtij projekti e vlerësuan si shumë të rëndësishëm
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për shkollën tonë se shkolla jonë ka qenë e vetmja shkollë gati në komunën e Shtimes që nuk ka pasur sallë sporti. Këtu në fshatin Godanc janë zhvilluar edhe shumë aktivitete edhe pa sallë sportive hiq ka pasur sportistë shumë të mirë. Por kushtet nuk i kanë pasur. Tani me këtë projekt do të zhvillohet edhe më shumë sporti dhe aktivitet sportive në këtë vend”, ka thënë Isak Gashi, Drejtor i shkollës.
Ministria e Arsimin për realizmin e këtij projekti ka ndarë rreth 500 mijë euro.
Burimi: botasot.info


