nje person ne shtime dyshohet se kanosi kryesuesin e vendvotimit 68ebd38ed4178

Një person në Shtime dyshohet se kanosi kryesuesin e vendvotimit

October 12, 2025
1 minut lexim

Një person në Shtime dyshohet se ka hyrë në një dhomë të votitmit dhe ka kaosur kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri”.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Kanun Veseli- zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit.

I dyshuari është identifikuar si B.V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, tha Veseli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video sulmi me arme zjarri ne nje lokal vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 te tjere 68ebce70d2bf3
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Sulmi me armë zjarri në një lokal, vdesin 4 persona dhe plagosen mbi 20 të tjerë

e guximshme dhe elegante ellie bamber rremben vemendjen ne londer 68ebd4b2003b0
Lajmi i radhës

E guximshme dhe elegante: Ellie Bamber rrëmben vëmendjen në Londër

Të fundit nga

ShkoLartë