nje muaj paraburgim per vjedhje ne gjakove 687921405e399

​Një muaj paraburgim për vjedhje në Gjakovë

July 17, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit R. M., shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer njëmbëdhjetë vepra penale kundër pasurisë, raporton KosovaPress.

I pandehuri dyshohet se gjatë periudhës nga data gjashtë deri më pesëmbëdhjetë korrik dymijenjëzetepesë, në fshatra dhe lagje të ndryshme të Komunës së Gjakovës, ka kryer një varg veprash penale të karakterit të njëjtë, duke depërtuar me forcë në shtëpitë e personave të cilët jetojnë jashtë vendit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë.

Në disa raste, ai ka tentuar të kryejë vjedhje pa arritur të marrë ndonjë send, ndërsa në shumicën e rasteve ka arritur të marrë pasuri të ndryshme të cilat për momentin janë me vlerë të papërcaktuar.

Pothuajse në të gjitha rastet, ka depërtuar në hapësira të mbyllura duke thyer dritare apo dyer, veprimet e tij janë regjistruar nga kamerat e sigurisë apo janë vërejtur nga persona që po e mbikëqyrnin pronën.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer një vepër të vjedhjes në tentativë, nëntë vepra të vjedhjes së rëndë dhe një vepër të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi miraton marreveshjen per bashkepunim strategjik me hungarine 68791d802837f
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi miraton marrëveshjen për bashkëpunim strategjik me Hungarinë

shaqir fetahu ben gafe publike i atribuoi nje funksion prof dr lulzim aliu qe nuk ekziston video 68792b97b90e5
Lajmi i radhës

Shaqir Fetahu bën gafë publike: I atribuoi një funksion Prof. Dr. Lulzim Aliu që nuk ekziston ! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë