nje mije vizitore gjate korrikut ne kalane e lezhes 688fbaada409d

Një mijë vizitorë gjatë korrikut në Kalanë e Lezhës

August 3, 2025
1 minut lexim

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se, Kalaja e Lezhës gjatë muajit korrik ka pritur mbi 1 000 vizitorë.

Vizitorët, vendas e të huaj, i bashkon pasioni dhe dëshira për të njohur vlerat arkeologjike dhe historike të kësaj kalaje, por edhe për të shijuar peizazhin përreth që ajo ofron.

Kalaja e Lezhës, e vendosur si një kurorë dhe e rrethuar plot me histori nga bukuritë e qytetit, ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit të Lezhës, pjesë e qytetit antik Lissus.

Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e qytetit të Lezhës, luginës së Drinit dhe e Detit Adriatik. Këtu mund të gjejmë gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine, veneciane dhe osmane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vmro denojme cdo lloj shperthimi nacionalist dhe gjuhe urrejtjeje pa marre parasysh se nga cila ane vijne 688fac29da934
Lajmi i mëparshëm

VMRO: Dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë

dele alli po e konsideron pensionimin nga futbolli ne moshen 29 vjecare 688fbae98577b
Lajmi i radhës

Dele Alli po e konsideron pensionimin nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë