nje meter dru i ben dhjete rremojsa bukuroca ironizon fort me bedri hamzen genjeni por 6946539e93428

“Një metër dru i bën dhjetë rrëmojsa”, Bukuroca ironizon fort me Bedri Hamzën: Gënjeni, por…

December 20, 2025
1 minut lexim

Publicisti Lis Bukuroca, ka komentuar deklarimet rreth punës së Bedri Hamzës sa kishte qenë Ministër i Financave.

Bukuroca përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të gënjejnë, por me shije.

Sipas tij, duhet të gënjejnë për toke që të mos i humbasin edhe ata pak votues që iu kanë mbetur.

“Askund në botë nuk ndërton ministri i financave rrugë e shkolla, as nuk mund të ulë tatime!

Po e dëmtojnë shumë Hamzën. Ai nga një metër dru, i bën dhjetë rrëmojsa!”, ka shkruar Bukuroca.

Shkrimi i plotë:

Ministër i finacave dy vite dhe ka bae betin!

Rreni, por rreni pak me shije ju lutem. Hamza paska ndërtuar mijëra kilometra rrugë. Ndoshta mijëra metra! Ose Mitrovicë-Berlin!

“100 shkolla”, e Mitrovica e Jugut me 16 katunde, i ka 28 shkolla! Paska zbritur tatimet si Kuvend! Rreni për toke ju lutem se po i humbni edhe ata pak votues që ju kanë mbetur!

Askund në botë nuk ndërton ministri i financave rrugë e shkolla, as nuk mund të ulë tatime!

Po e dëmtojnë shumë Hamzën. Ai nga një metër dru, i bën dhjetë rrëmojsa!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

monopoli i allajbeut ne tirane autoriteti i konkurrences e kemi vjele gjoben 400 mije euro nuk e hetuam tani sepse 69465245a9ec6
Lajmi i mëparshëm

Monopoli i Allajbeut në Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës: E kemi vjelë gjobën 400 mije euro, nuk e hetuam tani sepse…

bill clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja epstein 694653b32a3e5
Lajmi i radhës

Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’

Të fundit nga

ShkoLartë