nje liste e gjate me pyetje qe mund ti besh personit qe ke qejf 6895eb13c84b3

Një listë e gjatë me pyetje që mund t’i bësh personit që ke qejf

August 8, 2025
min lexim

Kur ke qejf dikë, është krejtësisht normale të duash të dish çdo gjë për të. Kjo fazë e njohjes, ose siç disa e quajnë “faza e bisedave”, është një nga pjesët më emocionuese të ndërtimit të një marrëdhënieje.
 
Fluturat në stomak janë të pashmangshme dhe çdo takim ndihet si nata më e bukur e jetës. Pikërisht, që t’i bësh edhe më interesante këto takimet, ja ku e ke një listë të gjatë me pyetje:

Pyetje për të thyer akullin

Po të mund të darkoje me tre persona (të gjallë apo të vdekur), kë do zgjidhje?

Cilin libër mund ta lexosh sërish, me shumë kënaqësi?

Cilën këngë mund ta dëgjosh përgjithmonë pa u mërzitur?

Cila është një gjë që të përmirëson menjëherë ditën?

Po të mund të ndërroje për një ditë jetën me dikë tjetër, kë do të zgjidhje?

Do të doje të ishe i/e famshëm/me? Pse?

Cili është dokumentari më interesant që ke parë?

Nëse do duhej të jetoje diku tjetër, cilin qytet do zgjidhje?

Ku je rritur? Si do e përshkruaje fëmijërinë tënde?

Çfarë pune bën dhe si vendose ta ndiqje këtë karrierë?

Je i/e kënaqur me karrierën tënde deri tani?

Çfarë ke dashur të bëheshe kur të rriteshe?

Nëse paratë nuk do ishin problem, çfarë do bëje?

Si janë njohur prindërit e tu?

Ke vëllezër/motra?

Si e kalon kohën e lirë pas pune?

Si relaksohesh?

Ke një grup miqsh?

Si u njohe me shokun/shoqen më të ngushtë?

Preferon një grup të madh shokësh apo disa miq të ngushtë?

Ke pasur kafshë shtëpiake kur ishe i/e vogël?

Ke kafshë tani?

Je tip që preferon qentë apo macet?

Si duket një e shtunë tipike për ty?

Ke luajtur ndonjë sport kur ishe më i/e vogël? A e praktikon ende?

Luajte ndonjë instrument? Do doje të mësoje ndonjë tani?

Ke ndonjë talent ose hobi që do doje ta kishe?

Cili është vendi yt i preferuar në botë?

Ka diçka që do doje të mësoje të bëje?

Të pëlqen të udhëtosh?

Cili është udhëtimi më i bukur ose më çmendur që ke bërë ndonjëherë?

Të pëlqen të gatuash apo je personi që porosit jashtë?

Cila është gatimi yt i preferuar/ose restoranti i preferuar për të porositur?

Cili është stina jote e preferuar?

Pyetje flirtuese

Si do dukej mëngjesi perfekt me dikë që të pëlqen?

A ka ndonjë këngë që të kujton dikë për të cilin ke ndjenja?

Cili është filmi më romantik që ke parë ndonjëherë?

Çfarë vesh kur do ndihesh shumë tërheqës/e?

Mendon se je një person që puth mirë?

Çfarë e bën dikë një person që puth mirë, sipas teje?

Ku do më çosh në takimin tonë të ardhshëm?

Si e kupton që ke një pëlqim për dikë?

Cila ishte gjëja e parë që vure re tek unë kur u njohëm?

Sa kohë mendon se duhet për t’u dashuruar me dikë?

E mban mend puthjen tënde të parë?

Cila ishte përshtypja jote e parë për mua?

Cila është një gjë e çuditshme që të duket tërheqëse?

Cili është gjuha jote e dashurisë?

E di se cili është stili yt i lidhjes (attachment style)?

Përshkruaj takimin tënd ideal.

Cilat janë gjërat që të eksitojnë më shumë?

Të pëlqen të bësh lëvizjen e parë apo preferon që ta bëjë tjetri?

Çfarë të shtyu të më zgjidhje/më afrohesh/më shkruaje?

Çfarë kërkon te një partner?

Ka ndonjë gjë që do doje të bënim bashkë?

Mendon se ne përputhemi?

Cilat janë disa gjëra që mendon se i kemi të përbashkëta?

Beson në dashurinë me shikim të parë?

Nëse do të duhej të zgjidhje mes përqafimeve apo puthjeve, çfarë do zgjidhje?

Çfarë do bëje nëse të puthja tani?

Cili është stili yt i flirtimit?

Cila është gjëja më tërheqëse tek ti?

Cila është gjëja më tërheqëse tek unë?

Më trego një sekret.

Pyetje të thella

Cila është leksioni më i rëndësishëm që të kanë mësuar marrëdhëniet e kaluara?

Nëse do mund të ndryshoje diçka nga mënyra si je rritur, çfarë do ishte?

Cila është një ëndërr që nuk ja ke treguar askujt?

Nëse do mund t’i bëje një personi një pyetje që duhet të të përgjigjet sinqerisht, kë do pyesje dhe për çfarë?

Si ndihesh për tradhtinë? Ç’mendim ke?

Çfarë përshtypjeje mendon se lë te të tjerët?

Cili mendon se është defekti yt më i madh?

Mendon se është më mirë të mbetesh shok me ish-in apo të ndërpresësh çdo kontakt?

Për çfarë shqetësohesh më shumë?

Ku shpreson të jesh pas disa vitesh?

Për çfarë je më shumë mirënjohës/e?

Çfarë mendon për monogaminë?

Cila është arritja më e madhe e jetës tënde?

Ke qenë ndonjëherë në terapi?

Kush është heroi yt?

Me cilin nga prindërit je më i/e lidhur?

Cila është frika jote më e madhe?

Me kë je më i/e afërt në familje?

Te kush drejtohesh kur të duhet një këshillë?

Kush mendon se të njeh më mirë se kushdo tjetër?

Do doje të ishe në një lidhje tani?

Si do ishte për ty marrëdhënia ideale?

Kur ishte lidhja jote e fundit?

Pse përfundoi?

Mendon se e ke harruar ish-in tënd?

Kur bëhet fjalë për prioritete si puna, jeta, familja dhe miqtë, si i rendit?

E sheh veten si prind një ditë?

E sheh veten duke jetuar gjithmonë këtu apo do doje të jetoje diku tjetër?

Si do doje të dukej jeta jote kur të dalësh në pension?

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sherbimi i hemodializes nga sot ofrohet edhe ne podujeve 6895e9e7de3bb
Lajmi i mëparshëm

​Shërbimi i hemodializës nga sot ofrohet edhe në Podujevë

mexhiti muhamed murtezi bartes liste ne cair 6895ef463d1d7
Lajmi i radhës

Mexhiti: Muhamed Murtezi bartës liste në Çair

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë