nje influencuese ruse theu shpinen pasi u perpoq te bente nje trend duke qendruar me taka mbi nje kavanoz 68924b0344658

Një influencuese ruse theu shpinën pasi u përpoq të bënte një trend duke qëndruar me taka mbi një kavanoz

August 5, 2025
1 minut lexim

Një nënë influencuese ka thyer shtyllën kurrizore pasi mori pjesë në sfidën virale të quajtur “Stiletto Challenge”, e frymëzuar nga Nicki Minaj.

Mariana Barutkina, 32 vjeçe, u përpoq të qëndronte në ekuilibër mbi një kavanoz me ushqim për foshnje të vendosur mbi një tenxhere të përmbysur – e gjitha kjo, ndërsa mbante taka shumë të larta.

Pamjet tregojnë momentin kur ajo përpiqet të bëjë pozicionin e vështirë mbi ishullin e kuzhinës së saj, përpara se të rrëzohet prapa dhe të përplaset në dysheme.

Kjo ndodhi pasi “Stiletto Challenge” është bërë virale në rrjetet sociale – një veprim i rrezikshëm që përpiqet të rikrijojë pozën e famshme nga videoklipi i këngës “High School” të Nicki Minaj.

Në atë video, reperja shfaqet pranë një pishine, me taka të larta, duke u ulur në gjunjë me një këmbë të kryqëzuar mbi tjetrën.

Mariana, një stiliste thonjsh nga Jekaterinburgu i Rusisë, tha se e bëri këtë sfidë vetëm tetë javë pas lindjes.

Ajo u shpreh: “Vendosa të hap një blog, xhirimi im i parë — dhe ja ku jam, duke dalë nga spitali me një diagnozë.

Ironi? Karma? Apo thjesht jeta, që gjithmonë na vë në provë në momentin më të papritur.”

Ajo pësoi një frakturë të shtypur dhe të përkulur në shtyllën kurrizore — duke e detyruar të mbajë një korse për tre muaj.

Videoja u bë virale në Rusi, ku shumë njerëz e kritikuan influenceren e cila u bë nënë për herë të parë, sipas tyre, vuri famën mbi kujdesin ndaj foshnjës së saj.

Një komentues shkroi: “Ironi? Karma? Budallallëk dhe guxim”.

Një tjetër shtoi: “Të jetosh deri në 32 vjeç, të kesh fëmijë, por të mos fitosh asnjë pikë mençuri – duhet të përpiqesh shumë për këtë”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mendimi per motin me ngrohte e me shume diell diteve te ardhshme maksimalet 28c e 30c 689249d6386d0
Lajmi i mëparshëm

Mendimi për motin: Më ngrohtë e më shumë diell ditëve të ardhshme, maksimalet 28C e 30C

photo output 8
Lajmi i radhës

Dr. Nikola Bozhinovski emërohet kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Butelit

Të fundit nga

ShkoLartë