nje hap drejt mesimit gjitheditor bulliqi thote se kane nisur procedurat per ndertimin e tri anekseve shkollore 685bafb8da02d

Një hap drejt mësimit gjithëditor, Bulliqi thotë se kanë nisur procedurat për ndërtimin e tri anekseve shkollore

June 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka nënshkruar inicimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e tri anekseve shkollore në shkollat “Ibrahim Rugova”, “Enver Maloku” dhe “Xheladin Rekaliu” në qytet.

Bulliqi thotë se këto projekte janë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit tonë për realizimin e mësimit gjithëditor në shkollat e qytetit.

Përmes ndërtimit të këtyre anekseve, do të zgjerojmë kapacitetet hapësinore, do të krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe do të mundësojmë zhvillimin e mësimit kabinetik në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, ai u shpreh se në fazën e radhës do të përfshihen edhe shkollat në fshatra, duke kompletuar kështu infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e mësimit gjithëditor në gjithë komunën tonë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski mexhiti dhe aliu do ta vizitojne kliniken universitare per semundje te femijeve ne shkup 685babf88de6f
Lajmi i mëparshëm

Mickoski, Mexhiti dhe Aliu do ta vizitojnë Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup

gold ag ka shqiptare akoma qe e degjojne cecen i kam fshire nga facebook 685bb0e5280cc
Lajmi i radhës

Gold AG: Ka shqiptarë akoma që e dëgjojnë Cecën, i kam fshirë nga Facebook

Të fundit nga

ShkoLartë