1
Shkup, 1 janar – Nata e ndërrimit të moteve ishte e furishme në Klinikën Kirurgjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, përcjell TV21. Dy pacientë janë në rrezik për jetë, një fëmijë 2 vjeç që është goditur nga plumbi i armës së zjarrit dhe një 30-vjeçar që ka rënë nga lartësia.
“Kemi tre pacientë të politraumatizuar që kanë ardhur, kanë rënë nga lartësia. Pacient 30 vjeç, për arsye të panjohura, është lajmëruar për këtë pacient se është gjetur i rrëzuar. Është në gjendje me rrezik për jetë. Është kryer operacion në shtyllën kurrizore dhe momentalisht ndodhet në Klinikën Intensive. Në Neurokirurgji është pranuar një pacient 16 vjeç nga Shtipi, gjithashtu ka rënë nga lartësia. Fëmijë me të dhëna të panjohura, 2 vjeç, gjithashtu është pranuar në Kujdes Intensiv me projektil në kokë nga arma e zjarrit. Nuk kemi të dhëna për ngjarjen, gjithashtu është në rrezik për jetë”, tha mes tjerash Igor Merxhanoski, drejtor i Klinikës së Traumatologjisë.
Mes tjerash Merxhanoski njoftoi se janë regjistruar edhe 8 sulme fizike, një lëndim me thikë dhe një lëndim tjetër me armë në Prilep, te një pacient nga Shkupi, ndërsa janë kryer intervenime te 8 pacientë që janë lënduar nga mjetet piroteknike.


