nje djalosh me lendime nga arme zjarri eshte derguar ne qendren urgjente te komplesit te klinikave 68c8148fc5e16

Një djalosh me lëndime nga armë zjarri është dërguar në qendrën urgjente të Komplesit të Klinikave

September 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 shtator – Një djalosh me lëndime nga armë zjarri është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme pasdite informojnë se sot në orën 01:04, në Sektorin për Punë të Brendshme-Shkup, nga Qendra Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë”, është raportuar se tek ata me lëndime nga armë zjarri është sjellë M.I., 18-të vjeçar nga Shkupi.

“Nëpunësit policor nga Stacioni Policor – Bit Pazar kanë kryer bisedë me V.I., 28-të vjeçar nga Shkupi, i cili me automjet e ka marrë të plagosurin, me ç’rast ka deklaruar se në rrugën “Metodija Mitevski”, një person, i cili ishte me biçikletë, disa herë me armë zjarri ka gjuajtur ndaj M.I. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqarojnë nga MPB.

 Është kryer ekspertizë dhe nga MPB theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi ne tetove po braktiset lojerat e faton ahmetit largojne strukturat dhe mbeshtetesit 68c80defb29c9
Lajmi i mëparshëm

BDI në Tetovë po braktiset, lojërat e Faton Ahmetit largojnë strukturat dhe mbështetësit

BURIM LATIFI
Lajmi i radhës

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë