nje dite pas stuhise pushuesit nga kosova mbushin serish plazhin e velipojes 68b488c770173

Një ditë pas stuhisë, pushuesit nga Kosova mbushin sërish plazhin e Velipojës

August 31, 2025
1 minut lexim

Pas reshjeve të dendura dhe erërave të forta që përfshinë bregdetin një ditë më parë, Velipoja është rikthyer sot në qetësi.

Pushuesit kanë mbushur sërish plazhin duke shijuar diellin dhe temperaturat e ngrohta, ndërsa gjurmët e stuhisë janë pastruar shpejt nga bizneset dhe shërbimet e plazhit.

Edhe pse moti i keq solli shqetësim të përkohshëm, pushuesit e konsiderojnë atë si një episod të rrallë veror, ndërsa Velipoja vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të preferuara në veri të vendit.

“Dje ka qenë lagështirë, por jemi të kënaqur në përgjithësi. Ka gjëra që argëtohesh, shëtit“, shprehet një pushues.

“Jam nga Kosova. Jam për herë të parë. Të tjera herë gjithmonë kam qenë në Shëngjin“.

“Na pëlqen këto vende, o mirë, është lirë për ne edhe kështu ka na pëlqyer. Moti i keq dje s’na ka pengu fort, mirë në rregull është”, ka shtuar një tjetër pushues.

Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo verë, Velipoja po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një ndër plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

szoboszlai shenon eurogol liverpooli fiton derbin e madh anglez 68b488b4bbceb
Lajmi i mëparshëm

Szoboszlai shënon eurogol, Liverpooli fiton derbin e madh anglez

ra ne kontakt me energjine elektrike teksa ishte duke punuar humb jeten 51 vjecari ne kamez 68b489646aa92
Lajmi i radhës

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar, humb jetën 51-vjeçari në Kamëz

Të fundit nga

ShkoLartë