nje dite para zgjedhjes se kreut te ri zyrtari i dash vizite ne spak 6939ee54279d5

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

December 11, 2025
1 minut lexim

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Lyn Debevoise, ka zhvilluar sot një vizitë në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se vizita kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.



Gjatë takimit, Debevoise shprehu vlerësimin e Uashingtonit për punën e kryeprokurorit Altin Dumani, veçanërisht për bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit në goditjen e rrjeteve të paligjshme që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së.

“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasada thekson se përpjekjet e Dumanit kanë vendosur një standard të lartë për partneritetin mes dy vendeve në luftën kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, dhe nënvizon gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe me drejtuesin e ardhshëm të SPAK-ut.

“Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, njofton ambasada e SHBA-së.

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zemerimi nuk ndalet ne sofje protestat kunder qeverise perfshijne gjithe vendin 6939e9974fcda
Lajmi i mëparshëm

Zemërimi nuk ndalet në Sofje, protestat kundër qeverisë përfshijnë gjithë vendin

lavrov rusia nuk ka plan qe te sulmoje evropen 6939ef85848b8
Lajmi i radhës

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Të fundit nga

ShkoLartë