nje dite e paharrueshme per dua lipen 68c463d24e4bc

Një ditë e paharrueshme për Dua Lipën

September 12, 2025
1 minut lexim

Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim të ëmbël nga një ditë pushimi në qytetin e Bostonit.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka rrëfyer për disa momente të veçanta që përjetoi gjatë ditës.

“Një ditë pushimi në Boston 🍀 një pozë e re yoga e mësuar, lobster roll (ushqim me karkaleca deti) kaq i shijshëm sa e hapa dy herë këtë javë, dhe e mbylla natën me tini perfekte pas seancës së filmit ku shoqja ime e ngushtë e fëmijërisë ishte më e miri në filmin e ri “The Conjuring”!!!!! 🥲 shumë krenare!!!”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Image

Dua Lipa

Dua ka përmendur se gjatë ditës ka mësuar një pozë të re yoga, ka shijuar një lobster roll aq të shijshëm sa që është kthyer për ta provuar sërish gjatë javës, dhe më pas e ka mbyllur natën me “tini”-t perfekte – ndoshta duke iu referuar koktejeve martini – pas një mbrëmjeje emocionuese në kinema.

Pjesa më prekëse e postimit ishte momenti kur ajo ndau krenarinë për shoqen e saj të fëmijërisë, e cila tani luan në filmin e ri “The Conjuring”. “Jam shumë krenare!”, ka përfunduar ajo, duke reflektuar dashurinë dhe mbështetjen që ka për miqtë e saj të afërt, edhe në rrugëtimin e tyre artistik.

Image

Dua Lipa

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kupina dhe stublla takohen me te rinjte e bardhoshit 68c462af3d475
Lajmi i mëparshëm

Kupina dhe Stublla takohen me të rinjtë e Bardhoshit

imerlije saliu frika nga humbja ne zgjedhjet lokale po e ben opoziten agresive 68c467f81f366
Lajmi i radhës

Imerlije Saliu: Frika nga humbja në zgjedhjet lokale po e bën opozitën agresive

Të fundit nga

ShkoLartë