nje delegacion i armates dhe ministrise se mbrojtjes per vizite ne vermont per avancim te bashkepunimit mbrojtes 68872d87bc7c8

Një delegacion i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për vizitë në Vermont për avancim të bashkëpunimit mbrojtës

July 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 korrik – Një delegacion i kryesuar nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-majori Sashko Llafçiski, së bashku me sekretaren shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova, prej sot do të qëndrojë për vizitë disaditëshe zyrtare në shtetin federal të Vermontit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita realizohet në kuadër të Programit për partneritet të SHBA-së dhe përfshin takime me përfaqësues të lartë nga Garda nacionale e Vermontit, universiteti ushtarak Norviç, si dhe me përfaqësues zyrtarë të shtetit të Vermontit. Në kuadër të vizitës, delegacioni do të realizojë takim edhe me guvernatorin e Vermontit, Fill Skot.

Qëllimi kryesor i vizitës, siç kumtoi Shtatmadhoria e Armatës, është avancimi i bashkëpunimit strategjik mbrojtës, këmbimi i përvojave dhe planifikimi i përbashkët i stërvitjeve dhe aktiviteteve.

“Ky aktivitet paraqet edhe një hap në drejtim të përforcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe interoperativitetit mes Armatës së RMV-së dhe forcave të armatosura të SHBA-së, në frymën e aleancës në NATO”, thonë nga SHM e Armatës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare dihet per aksidentin tragjik me tren ne biberach 68872a39061a3
Lajmi i mëparshëm

Çfarë dihet për aksidentin tragjik me tren në Biberach?

pogradec banesa perfshihet nga flaket asfiksohet dhe nderron jete 52 vjecarja 68872f25091d6
Lajmi i radhës

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

Të fundit nga

ShkoLartë