nje burre u perpoq ti vinte flaken vetes perpara ambienteve te partise se vuciqit 686553e4cbf84

Një burrë u përpoq t’i vinte flakën vetes përpara ambienteve të partisë së Vuçiqit

July 2, 2025
1 minut lexim

Para zyrave të Partisë Progresive Serbe (SNS) në qytetin e Novi Sadit ndodhi një incident serioz kur një burrë tentoi të kryente vetëvrasje.

Sipas raportimeve të portalit nova.rs, burri solli me vete një shishe me benzinë dhe një shkrepës, dhe në momentin që po përgatitej për veprimin ekstrem, para zyrave të partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit u shfaqën menjëherë anëtarët e xhandarmërisë, të cilët ndërhynë në kohë dhe e arrestuan atë, duke parandaluar kështu një tragjedi.

Personi në fjalë është Milomir Jaçimoviq, i cili punon si transportues. Ai është i njohur për faktin se që nga fillimi i protestave ka pranuar të transportojë studentët nëpër lokacione të ndryshme ku zhvilloheshin tubimet dhe demonstratat.

Mirëpo, ai tregoi se kjo angazhim i ka shkaktuar shumë probleme dhe kosto personale. Milomiri tha se për shkak të kësaj përfshirjeje, ai ka pësuar shumë dëme, përfshirë edhe dëmtime të përsëritura të makinës së tij, të cilat sipas tij janë bërë nga mbështetësit e SNS-së.

Ai shpjegoi para të pranishmëve se ka hasur në shumë vështirësi dhe presione për shkak të qëndrimit të tij pro-studentor dhe përfshirjes në aktivitetet e protestave, gjë që duket se e ka sjellë deri në një gjendje të rëndë psikologjike, për të cilën dëshmoi përpjekjen e tij për vetëvrasje.

Ky incident ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me tensionet politike dhe ndarjet shoqërore në qytet, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së njerëzve që janë të përfshirë në protesta dhe lëvizje qytetare. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti pret ne takim ambasadorin e turqise diskutojne zhvillimet e fundit ne vend 686552bc698ab
Lajmi i mëparshëm

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

mos me kerkoni tag oriola marashi shperthen ne rrjete sociale 68655bdcc8d45
Lajmi i radhës

Mos më kërkoni “tag”, Oriola Marashi “shpërthen” në rrjete sociale

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë