nje avion i vogel u rrezua ne gjermani 6aee185acea86

Një avion i vogël u rrëzua në Gjermani

November 6, 2026
1 minut lexim

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël sot në autostradën A2 në verilindje të Magdeburgut.

Avioni u rrëzua për arsye ende të panjohura dhe mori flakë. Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin trupat e dy personave që ndodheshin në avion, njoftoi një zëdhënës i policisë në Magdeburg.

Sipas informacioneve të deritanishme, asnjë automjet tjetër në autostradën A2 nuk është përfshirë në ngjarje.

Autostrada A2, në drejtim të Hanoverit, u mbyll pas këtij incidenti dhe ende nuk dihet se sa do të zgjasë mbyllja.

A2 është një nga lidhjet më të rëndësishme lindje-perëndim në Gjermani, e cila shtrihet nga zona e Berlinit e deri në landin Nordrhein-Westfalen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akr investon ne turizmin malor ne librazhd dy ballkone panoramike dhe perspektive per zipline ne stebleve 6aee181c2db0b
Lajmi i mëparshëm

AKR investon në turizmin malor në Librazhd, dy ballkone panoramike dhe perspektivë për zipline në Steblevë

ministria hap konkursin per bursa studentore mbeshtetja arrin deri ne 18 000 denare ne muaj 6aee18adf22b8
Lajmi i radhës

Ministria hap konkursin për bursa studentore, mbështetja arrin deri në 18.000 denarë në muaj!

Të fundit nga

ShkoLartë