nje aeroplan i vogel rrezohet menjehere pas ngritjes ne aeroportin e southend ne britani tymi i zi ngrihet ne zone 6873f05f61b46

Një aeroplan i vogël rrëzohet menjëherë pas ngritjes në aeroportin e Southend në Britani, tymi i zi ngrihet në zonë

July 13, 2025
1 minut lexim

BRITANI- Një aeroplan i vogël është rrëzuar menjëherë pas ngritjes pasditen e sotme në aeroportin e Southend në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një avion me dy motorë Beechcraft King Air B200, ndërsa bëhet me dije se fluturimi ishte i destinuar për në qytetin Lelystad në Holandë.

Videot e aksidentit të publikuara në mediat sociale tregonin tym të zi të dendur që ngrihej mbi aeroport.

Rrethanat e aksidentit dhe numri i personave në bordin e avionit mbeten të panjohura, ndërsa hetimet e autoriteteve për ngjarjen po vijojnë.

Gjithashtu nuk dihet nëse ka të lënduar rëndë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inteligjenca artificiale tani mund te imitoje zerin tuaj si ti shmangni keto mashtrime 6873f023d4575
Lajmi i mëparshëm

Inteligjenca artificiale tani mund të imitojë zërin tuaj, si t’i shmangni këto mashtrime

angellov zjarret ne krushje dhe llokvice do te jene me te veshtira per tu shuar 6873f3aa6edfc
Lajmi i radhës

Angellov: Zjarret në Krushje dhe Llokvicë do të jenë më të vështira për t’u shuar

Të fundit nga

ShkoLartë