nje aeroplan i vogel me kater pasagjere u rrezua ne nje lagje te banuar ne florida 68767763c2639

Një aeroplan i vogël me katër pasagjerë u rrëzua në një lagje të banuar në Florida

July 15, 2025
1 minut lexim

personave, pasi aeroplani me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët.

Aeroplani i vogël u rrëzua në Pembroke Pines të shtunën, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry, transmeton Telegrafi.

Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga fqinjët, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje.

Një fqinj, TJ Jordan, i tha stacionit ABC Neës Miami ËPLG, se motori i aeroplanit “po digjej 25 metra larg shtëpisë sime, dhomës së djalit tim”.

Banorja Giovanna Hanley i tha ABC News se ajo, vjehrri i saj dhe fqinjët e tyre nuk hezituan të ndihmonin.

“Një [person] solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji që po hidhej brenda”, tha Hanley.

“Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, shtoi ajo.

Hanley dhe vjehrri i saj ishin dy nga njerëzit e parë në vendngjarje dhe punuan për të hapur një rrugë për të nxjerrë pasagjerët.

“Vjehrri im u hodh në veprim pa kërkuar ndonjë vlerësim apo lëvdatë. Ata e bënë sepse ky është lloji i njerëzve që janë”, tha Hanley.

Katër pasagjerë u shpëtuan dhe u shtruan në spital pas rrëzimit të aeroplanit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cakolli pas vendimit te supremes pushteti merrte vendime te paligjshme dhe jokushtetuese 6876763b24545
Lajmi i mëparshëm

Cakolli pas vendimit të Supremes: Pushteti merrte vendime të paligjshme dhe jokushtetuese

standard chartered ofron tregtimin e bitcoin dhe ethereum per klientet e saj institucionale 687679079a442
Lajmi i radhës

Standard Chartered ofron tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum për klientët e saj institucionalë

Të fundit nga

ShkoLartë