nivel i larte i manganit ne badoc ikshpk ben thirrje mos e perdorni ujin per pije 68bf0098b7986

Nivel i lartë i manganit në Badoc, IKShPK bën thirrje: Mos e përdorni ujin për pije

September 8, 2025
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për pije.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, analizat laboratorike të realizuara në ditët e fundit rezultojnë me vlera të manganit të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit të manganit prej 0.05 mg/l sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2021 për” Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njeriu”, dhe gjithashtu tejkalojnë standardin shëndetësor prej 0.3-0.4 mg/l mbi të cilin konsiderohet se mund të ketë ndikim në shëndet.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK ka apeluar tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk eshte vetembrojtje eshte shfarosje kryeministri i spanjes shpall masa te forta kunder izraelit per luften ne gaza 68befb66c8657
Lajmi i mëparshëm

“Nuk është vetëmbrojtje, është shfarosje”/ Kryeministri i Spanjës shpall masa të forta kundër Izraelit për luftën në Gaza

dita e pare e shkolles per ajken ben bashke xhensilen dhe besin 68bf01b232af6
Lajmi i radhës

Dita e parë e shkollës për Ajkën, ‘bën bashkë’ Xhensilën dhe Besin

Të fundit nga

ShkoLartë