nisma socialdemokrate kerkon mbeshtetje ne lagjen kurille te prizrenit 68d6d7aed6bee

Nisma Socialdemokrate kërkon mbështetje në lagjen Kurillë të Prizrenit

September 26, 2025
1 minut lexim

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim me banorët e lagjes Kurillë në Prizren. Në këtë tubim, kryetari i partisë, Fatmir Limaj, dhe kandidatja për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, prezantuan programin e tyre dhe kërkuan mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në këtë tubim, kryetari i partisë, Fatmir Limaj, u kaë kërkuar qytetarëve mbështetjen e tyre.

“Është një mundësi e mirë për lagjen Kurillë me pas një zë në Asamble, një zë të dy njerëzve intelektualë, të një zonje dhe të një djali tuaj këtu, të cilët janë të lidhur me këtë lagje. Të gjitha shqetësimet e problemet e juaja, duke pasur njerëzit në Asamble, mund të adresohen dhe mund të shkojnë drejt zgjidhjes”, thakosi Limaj.

Gjatë tubimit, kandidatja për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, shpalosi vizionin dhe prioritetet e saj për zhvillimin e komunës. Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe ofroi zotime për investime që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e tyre.

“Unë mendoj që çdo investim që bëhet në muajt e fundit, ose dy javët e fundit, sidomos afër zgjedhjeve nuk është investim që ata kanë dashur ta bëjnë për hir të lagjes. Është investim përmes të cilit mundohen me mashtru qytetarin, demek që unë e bëra këtë, e tash ju duhet me ma kthy mua votën”, tha ajo.

Takimi u shoqërua me diskutime të hapura, ku banorët shprehën shqetësimet dhe pritjet e tyre nga qeverisja e ardhshme lokale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kreret e shteteve largohen ne shenje revolte netanyahu i flet salles bosh ne okb 68d6d6c39592a
Lajmi i mëparshëm

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

si te harrosh dike qe nuk mund ta kesh 68d6d8d1df9a3
Lajmi i radhës

Si të harrosh dikë që nuk mund ta kesh?

Të fundit nga

ShkoLartë