nisin shembjet e para ne vlore projekti prek 25 objekte ne fazen e pare banoret kerkojne strehim social 6aa012d021867

Nisin shembjet e para në Vlorë, projekti prek 25 objekte në fazën e parë, banorët kërkojnë strehim social

September 8, 2026
1 minut lexim

Ka nisur në Vlorë zbatimi i projektit për lirimin e hapësirave publike. 25 objekte janë projektuar për tu shembur në këtë fazë të parë të ndërhyrjes në lagjen Lef Sallata pranë tregut të Orizit.

Janë kryesisht njësi shërbimi dhe garazhe, ndërsa më pas do të preken edhe objekte banimi. Bëhet fjalë për shtesat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, kryesisht të ndërtuara mbi trotuar apo lulishte, gjithashtu edhe objekte mbi 30 vjeçare të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Sipas kryetares së Bashkisë Vlorë Brunilda Mersini, ky projekt pritet të prek disa prej lagjeve kryesore të Vlorës, jo vetëm Lef Sallata, por vijon me lagjet Isa Boletini, Hajro Çakërri e 24 Maj.

Për banorët, të cilëve do t’u shemben objektet e banimit kërkesa që kanë është vendosja e tyre në listën e familjeve përfituese të banesave sociale me kosto të ulët.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeprokurori i speciales takon shefin e ri te eulex it 6aa01252e394d
Lajmi i mëparshëm

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

spanja sekuestron mbi 12 ton kokaine te fshehur ne nje ngarkese me arra kokosi 6aa0134fc359c
Lajmi i radhës

Spanja sekuestron mbi 1,2 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me arra kokosi

Të fundit nga

ShkoLartë