nisin punimet per betonimin e dy urave te reja mbi lumin iber ne veri te mitrovices 6867fdb80cfb6

Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës

July 4, 2025
1 minut lexim

Ka filluar faza e betonimit për dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi për ecurinë e punimeve dhe rëndësinë e këtij projekti për lidhjen e dy pjesëve të qytetit.

Filluam me betonimin e pilotave. Në vjeshtë edhe dy ura mbi Ibër”, ka shkruar Durmishi.

Kujtojmë se ditë më parë janë vendosur edhe gurthemelet e këtyre urave të reja, të cilat po ndërtohen në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grevat ne france shkaktojne anulimet e fluturimeve 6867f6ebca084
Lajmi i mëparshëm

Grevat në Francë shkaktojnë anulimet e fluturimeve

hailee steinfeld tregon unazen e marteses pas dasmes sekrete me yllin e nfl josh allen 6867fee40651a
Lajmi i radhës

Hailee Steinfeld tregon unazën e martesës pas dasmës sekrete me yllin e NFL, Josh Allen

Të fundit nga

ShkoLartë